Shkencëtari Dr. David Goodall, 104 vjeç, ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke zgjedhur t’i jepte fund jetës në një klinikë të Zvicrës përmes eutanazisë në orën 11.40 të mëngjesit të së enjtes.
Simfonia e 9-të e Beethoven u luajt në dhomën e tij, pak çasta para se Goodall të merrte dozën e eutanazisë.
Goodall fluturoi nga Australia për në Zvicër, për t’iu nënshtruar vdekjes së asistuar, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës.
Shkencëtari kishte arritur në klinikë pak para orës 11 të mëngjesit të së mërkurës, shijoi ushqimin e tij peshk dhe patate të skuqura në hotel pranë familjes që kishte ardhur për ta mbështetur dhe për t’i thënë lamtumirën e më pas shkoi në kilinikë ku dhe i dha fund jetës.
Në një intervistë të muajit të kaluar, në përvjetorin e tij të lindjes, ai tha se “nuk ndihej i lumtur, donte të vdiste dhe se kjo nuk ishte edhe aq e trishtueshme. E trishtueshme do të ishte nëse dikush pengohet të vdesë”.
Mendohet se trupi i tij do të digjet në Zvicër dhe hiri do të kthehet në Australi. (TemA)
Shkencëtari 104-vjeçar zgjedh eutanazinë: Më vjen keq që jetova kaq gjatë, tani dua të vdes