FOTOT/ Profesoresha e kritikon për xhinset: Meshkujt do e kenë mendjen te trupi yt, jo tek prezantimi. Studentja: Po i heq fare

10 Maj 2018, 13:53Lifestyle TEMA

Të gjithë mundohemi që të vishemi sa më mirë kur kemi nja takim të rëndësishëm, apo kur keni një prezantim në universitet.

Por për një studente të Universitetit të Kornellit duket se veshja nuk ka shumë rëndësi.

Ajo e prezantoi tezën e saj me mbathje, pasi profesoresha e kritikoi për xhinset e shkurtra që kishte veshur.

Letitia Chai i hoqi rrobat përpara të gjithëve si shenjë proteste ndaj profesoreshës Rebekah Maggor.

Këtë gjë ajo e bëri pasi një javë më parë në provën e prezantimit mësuesja i kishte thënë: “Seriozisht do e prezantosh me këto xhinse? Janë shumë të shkurtra. Meshkujt nuk do e kenë mendjen te prezantimi, por te trupi yt”. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Profesoresha e kritikon për xhinset: Meshkujt do e kenë mendjen te trupi yt, jo tek prezantimi. Studentja: Po i heq fare”

  1. Dahon Tabak says:

    amon vishi. vish dhe nje pallto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje