Nga Endri Tafani
Miq të LIBRA-s.
Para ca ditësh mora njoftim për një inisiativë të nisur nga disa anëtarë LIBRA, bazuar në statutin e Partisë Lista e Barabartë, për të mbledhur forumin LIBRA në datën 7 Korrik 2018 me qëllim ndryshimin e Statutit të Partisë, zgjedhjen e Kryetarit të Partisë dhe të një Bërthame të Re LIBRA.
Një inisiativë e tillë është për tu përgëzuar dhe unë e mbështes plotësisht!
Mora në dorë drejtimin e LIBRA para 3 muajsh me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të bërë diçka ndryshe në politikën shqiptare.
Ishin kohë e mjaftueshme për të kuptuar shumë gjëra, por mbi të gjitha diçka thelbësore.
LIBRA nuk është si partitë e tjera. LIBRA nuk duhet të vazhdojë të veprojë me të njëjtat metoda si një parti e vjetër e politikës shqiptare. Ne jemi LISTA E BARABARTË!
Çdo drejtues i Partisë, në çdo lloj niveli duhet t’i nënshtrohet votëbesimit të anëtarëve.
Çdo anëtar i partisë ka të drejtën të kërkojë votëbesim për këdo dhe të vetëkandidohet për çdo lloj pozicioni brenda LIBRA-s.
Një anëtar një votë nuk është parrullë shabllon që duhet të thuhet se kështu e kërkon marketing politik. Është një parim i shenjtë i cili na lidh të gjithëve brenda LIBRA-s.
Po u drejtohem anëtarëve LIBRA. Gjatë kontakteve që kam patur me anëtarë të ndryshëm kam gjetur mbështetje për punën time, por kam vënë re një stepje dhe dyshim nga ana e një pjese të tyre të cilët pas një periudhe paszgjedhore në të cilën Libra ka heshtur u përballuan me ngjarje brenda Libra-s për të cilat nuk mendoj që janë ndjerë krenarë apo të përfshirë. Për të gjithë këta anëtarë mesazhi im është ky.
Nëse nuk jeni ndjerë të përfshirë në ngjarjet që kanë përfshirë Librën atëherë ky është momenti juaj.
Mund të përfshiheni tani, duke patur në dorë ju, bashkë me çdo anëtar të LIBRA-s miratimin e Statuti të Ri, Kryetarit të Libra-s, Bërthamës drejtuese të Libra-se dhe çdo figure udhëheqëse brenda Libra-s dhe një programi dhe axhende të re politike për Libra. LIBRA RESTART!
Po u drejtohem personave të tjerë që nuk janë anëtarë të Libra-s, shumë të rinj në Shqipëri që duan diçka ndryshe.
Ejani tek Libra dhe anëtarësohuni. Bëhuni pjesë ë një lëvizje të papërlyer e cila i ka mundësitë financiare të dhëna nga fondet publike, për të kryer një aktivitet politik.
Gjatë kësaj kohe që kam qënë në terren e di fare mirë se sa e vështirë është të ngresh një lëvizje nga zero. Është shumë e vështirë pasi kërkohen fonde dhe për çdo të ri kjo është një pengesë.
Ose duhet të jesh i pasur familjarisht dhe të vetëfinancohesh ose duhet të bësh marrëveshje sponsorizimi me biznese dhe të kthehesh në një format të vjetër politik.
Në kushtet e varfërisë në Shqipëri skema e vetëfinancimit të lëvizjes nga kuotizacionet e anëtarëve nuk funksionon.
Atëherë kjo situatë le jashtë çdo të ri që do të angazhohet në politikë për ndryshim, pasi nuk i ka mundësitë materiale për ta bërë një gjë të tillë. Zgjidhja për të gjithë është LIBRA! Falë punës dhe kontributit të çdo anëtari LIBRA ky formacion politik sot merr fonde nga buxheti i shtetit për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 2017.
Ejani anëtarësohuni tek LIBRA dhe përdorni burimet financiare të saj për të bërë politikë. Për të luftuar për ndryshim.
Parimet e Librës dhe manifesti i saj janë aq Universale sa mund të përfshihet brenda Librë-s çdo person pavarsisht orientimit ideologjik klasik. Anëtarësohuni dhe krijoni platformën tuaj për ta paraqitur në mbledhjen e Forumit.
Mundohuni të gjeni mbështetjen dhe konsesusin e të tjerëve. Votohuni në Forum bashkë me platformën tuaj.
Struktura administrative dhe financiare e Libra-s mund të bëjë realitet dëshirën tuaj për ndryshim.
Është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan ndryshim, pasi asnjë parti në Shqipëri nuk është kaq e hapur për tu drejtuar nga vullneti i anëtarëve të saj.
Për të gjithë ata që janë të interesuar në përfshirjen në këtë proçes, personat e grupit nismëtar janë Xhuliano Selami, Rezart Kthupi dhe Juliana Melyshi.
Gjejini në facebook dhe lidhuni me ta që proçedura të zhvillohet sipas formës së duhur juridike.
Ju faleminderit të gjithëve!
Une do shkoja te anatarsohesha tek Libra se kam ngele pa parti dhe nuk rrihet, por nuk e di, jane me ata themeluesit e Partise apo jo? Se po eshte Blushi mle ate shkodranen, aha, nuk hahet me asnje gje.
NA PLASI BYREKU, PËR LIBRËN ?????
Shakaxhinjte e perparimit!? Po pse ende gjalle qenkan keta!? Une mendova se keta ishin arkivuar si kujtim i se shkuares!?
Edhe une jam ne kryesine e libres bile do konkuroj ne Tirone, do ta mund lali Erin……
Ne zgjedhjet e kaluara libra fitoi nje karandash, kete radhe do ta fitoi me te trashe…