Nga Skënder Minxhozi
Kryeministri dhe kreu i parlamentit shqiptar janë përfshirë paralelisht të mërkurën në një valë kritikash ndaj një delegacioni parlamentarësh holandezë që po vizitojnë Shqipërinë në orët e fundit. Ajo që bie më së pari në sy është njëkohshmëria e sulmit të dy zyrtarëve të lartë të shtetit tonë. Përtej zhargonit edhe më herët ngacmues të Ramës ndaj Brukselit dhe vendeve anëtare, përfshirja e kryeparlamentarit Ruçi i jep një përmasë më serioze kritikave për “teknologjinë holandeze të hashashit”.
Tallja e Ramës me karakterin “faktmbledhës” të misioneve si ky i fundit i holandezëve, i vuri vulën një vale ironish me një shtet anëtar skeptik, i cili nuk është megjithatë problemi më i madh që ka sot Shqipëria drejt hapjes së negociatave në qershor. Holanda eshte thjesht nje vend qe thote me ze te larte ate qe Franca dhe Gjermania mendojne ne heshtje!
Para se të analizohet ky shpërthim i vogël nervash të krerëve të shtetit shqiptar ndaj “mullinjve me erë” të Holandës, duhet nënvizuar se është i vërtetë karakteri disa herë sipërfaqësor dhe i improvizuar i dërgatave si kjo e Holandës, në një vend si Shqipëria, që për europianët nuk përbën më asnjë mister. Mjafton të thuhet për shembull, se gjatë takimeve që patën në Tiranë, ata pyetën njërin ndër zyrtarët e lartë të shtetit tonë, rreth mënyrës së funksionimit të Sherihatit në Shqipëri! Pra, duke e marrë të mirëqenë se jemi një republikë islamike. Një gafë e denjë për një skeç të Portokallisë, por jo për njerëz që supozohet se e dinë mirë atë që nxjerrin nga goja.
Megjithatë sjellja paralele e Ramës dhe Ruçit, vështirë se mund të prodhojë diçka më tepër sesa bezdia e vjetër e europianëve, sa herë që dëgjojnë sesi një shtet që ua ka nevojën thuajse për çdo gjë të imagjinueshme, fillon e sulmon me libër shtëpie ata që pas një muaji do të shkojë t’i lusë që t’i japin shansin e negociatave të anëtarësimit. Ashpërsimi i gjuhës ndaj të huajve, ndërkohë që ishim të varur kryekëput nga ata, ka qenë një modë e vjetër shqiptare, që ka nisur qysh në vitet ’90, kur politikanët e asaj kohe ngrefoseshin para amerikanëve e europianëve, e më pas u luteshin të nisnin disa helikopterë e autoblinda për të vënë rendin e rregullin, pasi kishin futur Shqipërinë në kaos. Ka rrjedhur shumë ujë nën ura nga ajo kohë, por në parim jemi ende në borxh me Europën, sepse s’kemi ditur as të bëjmë shtet, as të ndërtojmë një demokraci solide e të vetërregullueshme.
Të huajt që shkelin në Tiranë për të dhënë mend apo këshilla, përfaqësojnë vende që kanë historitë dhe situatat e tyre specifike. Natyrisht që holandezët njihen për qëndrimin liberal ndaj drogave të buta, por a mos duhet t’u kujtojmë edhe italianëve me këtë rast, se kanë qenë dikur atdheu i mafias apo gjermanëve se kanë shfaqrosur hebrenjtë?! Qëndrimin ndaj vendeve europiane e përcakton pozicioni që Shqipëria ka ndaj tyre, qëkurse doli nga izolimi dhe ju drejtua rrugës së vështirë të anëtarësimit në BE.
Është në rastin më të mirë joproduktive dhe e kotë të merresh me kritikën e atyre të cilët duhët të të marrin në provim për të peshuar sesa je përgatitur për të kaluar klasën. Ky raport i zhdrejtë i jep përgjigje edhe paradoksit që egziston sot mes holandezit që pi i lumtur cigaren e tij me hashash në kanalet e Amsterdamit dhe shqiptarit nga Lazarati apo Lumi i Vlorës, që duhet të fshehë thasët me të njëjtin hashash, nga frika se mos e fusin në burg. Vërtetë jetojmë në një kontinent, por s’jemi ende të gjithë njësoj. Madje as kemi për të qenë ndonjëherë mesa shihet…Mbetet vetëm të shpresojmë që kritikat e shtetarëve tanë të mos kenë lidhje me ndonjë lajm të keq të pritshëm nga Këshilli në qershor!
Me thene te verteten as une nuk e koptoj kete reagim. Kur nuk ke gje te mencur per te thene, me mire hesht. Sic duket politikanet tane e kane gojen me majasell…Prit tani kur opozita te thote qe ishte faji I socialisteve qe i ngriten nervat Hollandes se nuk duan qe ajo te japi driten jeshile per futjen e Shqiperise ne Evrope….Une nuk dua te besoj se kjo eshte e vertete. une me mire pranoj qe kemi politikane idjot.
Shkrimi me i keq qe kam lexuar deri me sot nga Minxhozi. Pra, ju zoteri na rekomandoni qe te ulim shpinen dhe te leme te na godasin me te fortit ku te munden!
Jam plotesisht me artikullin Rama dhe Ruci nuk duhet te ironizojne asnje person qe vjen nga Europa se ne nuk e kemi dhe ne tradite qe mikun ta ironizojme apo ta ofendojme
Ia ke futur kot o Skender, po kot fare ama.
Kur per cdo lende behesh profesor, ushtrimet e algjebres, patjeter do i besh gabim.
Kam respekt per seriozitetin tend, por sot ?!?!
Problemi qe ngre Skenderi u ka ra ne sy shume njerezve. Besoj qe burrat e shtetit tone to jene me te matur. Maturia si virtut vlen per te gjitha kohrat dhe per te gjitha kombet.
Aspak dakord me ty Minxhoz! Qe shqiptaret nuk jane te zote te ndertojne shtet pa kontributin e Europes, kjo nuk qendron! Per vete faktin qe per 50 vjete shqiperia, vertet monopartiak, por ka patur shtet me te cilin nuk mund te luhej edhe brenda edhe jashte. Ne vitet e demokracise kontributi i Europes eshte i njohur, por une do te thoshja se Europa ju permbajt asaj teorise se fameshme te Mao Ce Dun-it ” Trubullo qe te kthjellohet “!? Europianet ne nje fare menyre kane abuzuar me mirebesimin e shqiptareve? Ata gjithmone kane qen mosbesues ndaj tyre ndaj tyre! Pasi me “keshillat” e tyre te vlefshme demokratike te cilat shqiptaret i morren te mireqena, si shume te vlefshme e dashamirese edhe atehere kur ato nuk ishin ashtu vertet, e katandisen kete vend ne kete derexhe, qe sic thua ti, ne sot ti bejme temena edhe atyre qe nuk e merritojne!? Eshte i njohur qendrimi armiqesor i hollandezevendaj vendeve muslimane apo multietnike. Rasti i masakres se Srebrenices eshte nje akuze qe rendon pozitat e tyre ne raport me keto vende. Ty Minxhoz te duket qendrim dashamires dhe i justifikuar provokimi i tyre me ate deklarate poshteruse ndaj “Sheriatit shqiptar”? Sipas teje edhe kur provokohemi ne kete fare feje ne duhet me patjeter te kthejme edhe faqen tjeter, per hire te nevojes qe ne si shqiptare kerkojme qe ne menyre dinjitoze ti bashkohemi familjes europiane!? Jo mor jo I dashur Minxhoz, qendrimi i te dyve te cilet ti permend, ishte i domosdoshem dhe shume dinjitoz. Ti kujton se edhe pas atij qendrimi krejt poshterus te tyre, nese pala shqiptare do te mbante qendrimin e nje vasali te perulur, ata do ta meshironin kete vend!? Une nuk jam me ate ” edhe dhi e krimbur dhe bishtin perpjete”!? Ne te tilla raste jam me ate qe ti e di mire. Qendrimi qe mbajti shqiptari Ali Pasha ndaj francezit Napoleon Bnoparti! Ne mardheniet tregetare qe egzistonin ne ate kohe midis Shqiperise dhe Frances pala franceze pa shlyer nje detyrim per mallin e blere nga Shqiperia, me arrogancen e perandorit kerkonte te merrte perseri nje ngarkese tjeter pa zene ne goje detyrimin e pare!?Oborrtaret e Aliut formuluan nje kerkese me shume perulesi ndaj perandorit, ku i thoshin se ngarkesen do t’ja dergonin por i rikujtonin pagesen e pa levruar. Pasi e formuluan kerkesen ja paraqiten Aliut qe ta firmoste. Aliu pasi e lexoje, me nervozizem e grisi dhe urdheroi sekretarin, shkruaj! Napolon! Dergo parate te marrc leshte! (Leshi ishte ngarkesa qe franca kerkonte) Neshkrimi ishte Ali pash Tepelena dora vete!
“
Ja ke fajt kot patriot !
Pa dashur te lavderoj politikanet tane hajdute qe ja nxine jeten ketij populli por Europianet jane nje rrace muti fare. Keto na kane perca ne 5 shtete dhe kurre nuk na kane kerkuar falje, madje vazhdojn me te njejtin qendrim ndaj nesh. Dihet qe Europa eshte bashkuar politikisht dhe jo ekonomikisht. Ndersa neve shqiptaret na lene jashte dere nderkoh qe duhet te na kishin marre te paret mbasi rrezuam sistemin. Por jo. Slane vend pro rus ma marre ne europe dhe neve po na detyrojn te shkojme perseri me kinen. Enveri nuk qene budalla. Un jam pro nje miqesie me Kinen. Te plasin europa. Pastaj kina eshte ekonomia boterore me e madhja ku ta gjejme por kam frike se kina nuk na don. Un e urrej Europen. Ajo na trajton me keq se gabelet.
Po ky gazetar me kete shkrim, po shet mend se si duhet te pergjigjen zytraret e lerte qe kemi ne krye ?
Mire sala, se dihet, po ky ç’pati?
Burrac.
Nje nga shkrimet me te dobta te Minxhozit qe kam lexuar deri me sot.
Te cuditshem dhe paradoksale jemi ne shqipet. Duke pare numrin e minareve, qe ka mbuluar cdo cep te Shqiperise, dhe pellitjet qe ben magnetofoni I hoxhes 5 here ne dite me keq se ne arabi e Turqi, dhe une, ndonese jam shqipetar, do te thoja: Si funksion ketej nga ju sheriati? E mos I ngrini turinjte fare. Nuk do t’ia dije njeri cfare ke ne shpirt, te gjithe shoh in formen, perfshire politikane evropiane.
Skender ju kuptoj! Por Evropa qe historikisht e ka ndare Shqiperine nji cop ketij e nje cop atij vendi ballkanik sipas interesave te fuqive te vecanta evropiane mbase ne nje moment meriton nji ze pak te larte e te ashper prej kandidateve qe presin me pak paradhenie (jo leke/euro) te fillojne te negociojne! Nuk jam i sigurte ne se ky moment ka ardhur por zeri i ngritur pa nervozizem ne disa raste eshte i mire edhe per ata qe te degjojne! Sepse BE KA 28 veshe qe degjojne dhe eshte veshtire qe te konvergjojne! Zoti Skender na iku Britania nga BE, ku ne po shkojme dhente zoti! Fjalimit te djeshem te Znj Vllahutin nuk i heq asnje germe. Uroj ta lexoje e kuptoje politika e cdo ngjyre! Respekt !
…..rama flet me te drejte sepse nuk ben sense…holanda ka perfaqesuesit e vet ne ke qe e perfaqesojne dhe kane pasur kohe te bejne detyren e tyre….ardhja e deputeteve “si kofini pas te vjeli” eshte alibi per ate shtet qe te votoje ne kundershtim te pranimit te hapjes se negociatave kur perfaqesuesit kane votuar pro defteses kaluese…
…tani ata mund tja fusin p…es dhe ne duhet te ulim kurrizin per cdo idiocity te tyre qe vete autori i shkrimit pranon !!???
I nderuar gazetar Europa ka me shume nevoje per ne .dhe jo e kunderta…ky infrioritet e ka lene mbrapa ate vend …vleresoni vendin tuaj qe po ndryshon cdo dite dhe mos mendoni qe dictatura e kontrolluar europiane eshte gjithcka…mbeshtesni reformat e qeverise dhe ndergjegjesohuni duke e filluar nga vetja..cdo qytetar per ate qe ben duke mos menduar vetem per vete sot por per femijet tuaj …cfare shqiperie do ju lini trashegim ….por aty te gjithe perpiqen tja hedhin tjetrit…genjejne…mashtrojne njeri tjetrin dhe fajin ja u ka qeveria….jo te nderuar fati eshte ne doren e githesecilit prej jush ne are vend…ulni koken punoni…mjaft ndenjet ne kafene dhe beni si filozofe e gjithologe…mesoni ceshte kapitalizmi..cfare jane taksat dhe sherbimet…cfare eshte prona..vleresoni token..natyren e mrekullushme se ngelet duke pritur nga te tjeret…koka lart drejt qiellit…do shikoni sdo ja keni nevojen europes se do vijne vete …
I vetmi merak i Minxhozit mbetet kurrizthyerja ndaj te huajve,,,edhe kur ata tallin bythen me shqiptaret ,ne menyre transparente.
Falenderoj Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin per qendrimin e tyre ,ne raport me kurvat holandeze faktmbledhese te retorikes antishqiptare shqup-se.
Gezoj qe Minxhozi nuk eshte pjese e stafit te Ministrise se Jashtme,,,,pasioni i tij i kurrizthyerjes eshte vete adn-ja e tij ,qe nuk n’a prish hic pune.
Kur lexon shkrime te tilla me bie ndermend nje barcoletë e nje shtegtari i cili kishte humbur rrugen dhe kapet peng nga disa banditë të cilët e lidhin për një pemë i bejnë namin ikin dhe e lene te lidhur, pas pak kalon nje udhetar e pyet çka I ka ndodhur, I shkreti i tregon por ne vende qe ta lirojë edhe ky is bën namin dhe largohet, dhe keshtu njeri pas tjetrit derisa lodhet dhe merzitet duke ju treguar ndodhine kur vjen tjetri I radhës dhe e pyet se çka po bën aty, ky ia kthen “ çi…e ik”
Edhe ne shqipetaret jemi ne te njejten situate ku çdo idioti qe vjen nga jashtë te jau kthejmë të pasmet dhe tu themi “ fuck and go” , popull pa shtylle kurrizore.