Nga Mustafa Nano
Më 5 maj, që në Shqipëri festohet prej dekadash si dita e dëshmorëve të Atdheut, ndodhi një përplasje fizike në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit mes ca veteranëve të Luftës II Botërore dhe ca djemve të rinj antikomunistë. Të parët kishin dalë të manifestonin me portretet e diktatorit Enver Hoxha në duar. Të dytët u ndjenë të provokuar e të fyer prej kësaj situate dhe i dhanë dum punës të bënin veprime të dhunshme ndaj të parëve.
Tani, këto paradat me portretet e Enver Hoxhës në duar janë një gjë që t’i sjellin zorrët te goja. Të gjithë biem dakord me këtë gjë, me përjashtim të ca veteranëve apo ca pinjollëve të tyre, të cilët merren për provokatorë, por që në thelb janë një grup i vogël njerëzish pa rëndësi e pa ndikim në shoqëri. Rëndom janë njerëz, të cilëve u ka mbetur ora në vitin 1989 e të cilët e kanë të vështirë të pajtohen me faktin se koha e Enver Hoxhës ka vdekur njëherë e mirë.
Por kjo nuk do të thotë megjithatë që dikush duhet t’u tregojë vendin atyre me forma të dhunshme. Dikush edhe mund t’ua tregojë vendin, por kjo duhet të jetë Policia, mbi bazën e një ligji. Dhe sot për sot nuk ka një ligj që ndalon ekspozimin e portreteve të diktatorit shqiptar në mjediset publike. Askush nuk është kujtuar ta bëjë një ligj të tillë. Dhe prandaj, kushdo mund të dalë me portretin e Enver Hoxhës në publik. Ne të tjerët mund ta denoncojmë ekspozimin e portretit të diktatorit nëse mendojmë se duhet denoncuar, por kaq.
Më tepër nuk mund të bëjmë. Nuk mund t’i japim vetes tagrin të marrim në dorë zbatimin e një ligji që nuk është miratuar akoma; e që ndoshta nuk ka nevojë të miratohet. Aq më pak mund t’i japim vetes tagrin të ushtrojmë dhunë. Në demokraci dhuna është e papranueshme dhe ky pohim, pohimi pra që dhuna është e papranueshme, nuk mund të kushtëzohet me asnjë “por” e me asnjë “në qoftë se”. Mirëpo, jo të gjithë janë dakord me këtë.
Astrit Patozi thoshte ditën e 5 Majit se “Nëse më duhet të zgjedh mes atyre që dalin të manifestojnë me portretet e Enver Hoxhës dhe mes të tjerëve që u qëllojnë atyre me shkopinj, unë zgjedh këta të dytët”. Ou? Po në rastin që Policia i arreston dhe Gjykata i dënon këta të fundit, cilën palë zgjedh Patozi? Sepse Policia mund t’i arrestojë e Gjykata mund t’i dënojë. Dhe merret vesh pse: “Heronjtë” e Astritit kanë shkelur ligjin.. Ergys Mërtiri e ka një përgjigje edhe për këtë pyetje që sapo bëra.
“Nuk mund të fajësohen këta qytetarë që reagojnë në mënyrë spontane ndaj kësaj shëmtie”, shkroi ai në një shënim, në të cilin thoshte gjithashtu “Se kishte ndierë një lloj ngazëllimi” prej faktit që disa djem të rinj u kishin treguar vendin veteranëve matufë. Dhe në gjithë këtë shpërthim ka vetëm një të vërtetë. Ata veteranë janë matufë. Por hidhni sytë edhe në krahun tjetër. Kush ishte në krahun tjetër? Mos bëni sikur në krahun tjetër ishte Sami Repishti e Co., që më në fund shpërthyen në akte të dhunshme kundër persekutorëve.
Jo, në krahun tjetër ishin një tufë rrugaçësh që përdoren politikisht e që plaça unë nëse ata e kanë idenë se çfarë ka qenë komunizmi i Enver Hoxhës. Të kuptohemi, në marrëdhënien me ligjin nuk është se do ndryshonte ndonjë gjë, edhe sikur në krahun tjetër të ishte vetëm Sami Repishti. Gjesti do të ish po njësoj i paligjshëm dhe i pambështetshëm, s’ka gjë se do ishte i kuptueshëm.
Sepse ne duhet t’i dalim në mbrojtje ligjit. Është ligji që ka rëndësi. Kur antikomunistët të vijnë në pushtet, le ta bëjnë një ligj kundër paradave me portrete të Enver Hoxhës. Deri atëherë, nuk mund të tolerohet asnjë lloj dhune ndaj njerëzve që nuk kanë shkelur asnjë ligj.
Shkrim i drejte. E cmoj ligjiken e autorit.
Cdo gja duhet te bahet ne propocion me ligjet, por deri kur te vije ajo dite, shkrimi i Mustafa Nanos, nuk pi uje.
????
Këta rrugaçër neofashistë u trimëruan sepse panë se para tyre kishin disa të moshuar se, ndryshe, po të kishin për karshi moshatarët e tyre dotë “dhisnin gjak”,thotë populli. Trimëria dhe frika janë të çuditëshme.
PO ne qe nuk e duam bustin e zogut ne bulevard , kush na degjon , po ne qe nuk duam rrugen xhaferr deva ne tiran kush na degjon , foton e ENVER HOXGES e kan tmerr llumi i kti vendi muqo , bejn sikur e kan tmerr politikanet dhe muç nano ish llumi i kti vendi me shok , por nje gje duhet te keni te qart o muç , se çberi me tradhtaret e kti vendi ENVERI as qe me intereson fare mas ligjit i ka dhen denimin e merituar , por turp te kesh o muç o legen kur thua qe me vin zorret verdall kur shikon fotografin e njeriut me te nderuar qe ka patur ky vend nga koha skenderbeut , te atij burri qe e mori kte vend nga mesjeta dhe e ndertoj e beri nje vend europian , ju beri dhe ju katundarve intelektual , kur te perzihen zorret muç shko me vrap tek busti zogut dhe jo qe do te vin zorret ne vend por ruaju mos te dali dhe zorra bythes nga vendi , se ai e nderoj ket ven , ka qen kopja qe jeni ju sot , qe vetem vidhni vrisni dhe tradhtoni kte vend per pak lek , zogu esht shembelltyra juaj , populli qe kan par punen e tyre dhe nuk kan ber shkelje ligji dhe pun te kqia kunder kombit te vet , nuk e kan foton e ENVERIT problem , kush e ka problem le te mbylli syt , shumica e kti populli nuk do ndjeki pakicen dhe ca legena si ju por shikon te mirat e te kqiat qe beri ENVERI , por dhe demet qe ben bashkepuntoret e nazifashizmit bandat e rreaksionit dhe agjentet e UDBse asfalis greke dhe shteteve te huaja , kta kan ber krime vrasje dhe terror kunder kombit te vet ,edi ku esht ndryshimi midis nesh qe nuk na perziehet me foton e ENVERIT muç , se ne nuk behemi si kopila me ish llumin e kti vendi meqe ndryshoj sistemi , ne jemi ata qe kemi qen dhe nuk hedhim posht gjakun e te parve qe u vran per lirin e kti vendi dhe kta jan shum , kan qen 300 mij komunist me test partie ,kta u ndan ca si ju zgjyrat e ca si ne qe nuk jemi nostalgjik por qe i jeapim vler vleres , por jo antivleres siç i jep ti me ca llumhane per te perfituar diçka , ne nuk kthejm sistemin mbrapç , por njeri te drejten nuk naj heq qe te vlersojm siç esht e verteta burrat qe kan udhehequr kte vend , i pelqen llumit te kti vendi apo abasadorit lu , as qe na rruhet fare , burrat e shtetit me vler gjithmon do rrespektohen ne kte vend , por jo ata qe i vini ju rrugaçet me dhun me buste ne tiran ata jan idhujt tuaj zogu me xhaferr devet me shok . kjo e vertet per zorraxhinjt esht e hidhur per njerzit me dinjitet esht diçka normale .
O “shqiptar” !
Nuk njoh shtet që në krye nuk ka pasur udhëheqës kundërthënës.
E dimë që koha e qoftëlargut ka marrë fund, mirëpo provokacionet në emër të tij janë aktuale. Lexo vetëm reagimet në këtë faqe.
Lugetërit “veteranë” le të mbajnë posterët e qindra e mijëra të ramurëve për idealet e mëmës Shqipëri e të popullit tonë.
Enveri dhe enverizmi janë gjakërimi i torturave, i masakrave i vuajtjeve të miliona shqiptarëve. Unë personalisht, në vertikale dhe horizontalen familjare nuk kam pasur person të prekur drejtpërdrejt nga inkvizicioni enverian, mirëpo zemra më pik gjak për ata, njerëzit tanë të torturuar, masakruar, të shtypur, të përvuajtur nga pashpirtësia e shpirtkatranëve enveristë dhe reagimi me dhunë kundër këtyre përbindëshave të pashpirtë është një refleksion ndaj shpirtit enverian që na mundon e në përca sot e kësaj dite.
Muçi ata qe sulmuan veteranet 80 dhe 90 vjeçare jane partia DEMOKRATIKE se vetem ata kane mbetur ne ate parti te miret jane larguar por eshte per te ardhur keq kur shikon policet qe ne vend te kapnin keta gangestera kapen veteranet dhe per keye z.Xhafaj duhet te veproi.
O I gjitheditur! Sebapi I sjerrit ishin pleqt e komunizmit. Ne nje dite perkuntimore perse ata pleqt bertasinEnver, Enver? Kjo ishte dhuna e pare pastaj erdhi reagimi kunder tyre. Po ti si ish komunist nuk I kap dot keto gjera.
PO ,Shqiptar ! Nuk ka me mendje idiote, me tradhetare,me beseprerje, me poshtersi e kesaj klase politike te mbash bustin e Zogut : mbret i vetshpallur, mbret pa kurore,pasi dim qw ne kohen e Italise ,mbreti u shkorurzua e kurora i kaloi Viltorit xhuxh te Italise, mbretit tradhetar,mbreti hajdut,mbreti qe dergoi diversante te cilet dogjen e vrane djeme nenash , vrane trimereshat e Mirdites se perhapnin diturine ne popull,pse donin te zhduknin injorancen e popullit te trasheguar ne breza. Vrane ate qe mbeti ne kujtesen e shqiptareve ” Cuca e maleve” Ata kriminel qe vran mesuesin ” Nderc Ndue Gjoken ” Pse e vrane? Se po hapte shkolla,se po mesonte bijte e popullit….. Ja ky ishte Zogu ,te cilit i eshte ngritur busti aty ne mes te Tiranes. E nuk vleresojme figuren e Enver Hoxhes. Enveri, i cili organizoi e udhehoqi Luften Nacionalclirimtare, Enveri qe filloi me nje here te mbushi dy gropat e boshatisura , Barkun per buke, e mendjen per dije. Por barku nuk mbushej pa u mbushur mendja,ndaj filloi te moesoi popullin edhe ne cetat partizane,te ngrei kudo shkolla e deri te akademia e shencave. Pergatiti kuadro ne te gjitha fushat e jetes dhe kete e di populli ,por ja qe bijte e kujslingeve duane ta mohojne…. E keta rrugecer ,me te drejte e cileson Nano, gjakosin ata qe mbajne figuren e Enverit. Pse i tmerron kaq shume kjo figure? Tmerron ata qe doni e duane qe kete popull ta kthejne ne skllever ,ashtu si po ndodh…. Ndaj jane rrugecer dhe me tej se rrugecrit… Mos u mundoni t’me thoni komunist se nuk jam,por e shikoj periudhen me qetesi e me fakte…
Mes servilave të enverit dhe servilave të berishës personalisht zgjedh të parët për dy arsye. 1- Janë servila pa interes. 2- Nuk ushtruan dhunë. Edhe pse nuk kam aspak respekt për të dy maskarejtë.
ATA PERSONA QE DHANE JETEN ,BESOJ QE NUKE VDIQEN ME PARULLEN :RROFTE ENVER HOXHA: ,POR LAVDI LUFTES NACIONAL CLIRIMTARE. JU DUHET TA DINI zoti MUSTAFA .SE NJE POPULL ,PA GJUHE.,,,,,PA HISTORI.,,,NUKE QUHET SHTETE . KJO HISTORIA E KETIJ PO PULLI,QE SHQIPRIA NJIHET QYSHE NE KOHRAT ME TE VJETRA.PRANDAJ UNE MENDOJ QE ,NUKE DUHET QE TE EKZISTOI NDONJE LIGJE.QEVERITE SHKOJNE E VIJNE ,POR HISTORIA MBETET AJO QE ESHTE .NE TE MIRE E NE TE KEQE. HISTORIA E NJE KOMBI DUHET TE MBETET. NE TE KUNDERT JU ,PA DASHJE I SHERBENI NJE REAKSIONI TE MBRENDESHEM,QE KURRE NUKE JA KA DASHUR TE MIREN KETIJE VENDI.
Per Lumin komentator. Per te gjithe ata qe vetes i thone shqipetare. Ishte Lul Basha qe me keta marshues fitoi bashkine e Tiranes. Apo per ate kohe nuk ishin te kuq. Jane skuqur me vone sipas soit te Lumit. Lumi nuk ju merr se duheni nekete bote si muti pas kepuces.
Paskan komentuar vetem komunsitet ketu. Komunsite hesapi. Morrat e kuq in action..