Nga Alfred Peza
Shqipëria si të gjitha vendet e varfëra të lëmshit tokësor, nuk i ka shpëtuar të ushqyerit të vetes me legjenda thesaresh të gjetura e të humbura, me pasuri përallorë nën e mbi tokësore. Ndërohë që ndonjë mendje brilante e epokës sonë, nxjerr edhe teori si ajo se vendet sa më të pasura janë, aq më në varfëri jetojnë. Ose e thënë më shkoqur: Sa më shumë pasuri natyrore zotërojnë, aq më në varfëri jetojnë. Të zhytura në luftra cfilitëse pambarim, kaos dhe në mungesa lirish civile e demokracish liberale. Të tilla përcaktohen shtetet afrikane të pasura me minerale e diamante, e deri tek shtetet që notojnë mbi naftë dhe pasuri pafund. E ku gjetkë, puna dhe sistemet funksionale, kanë kompesuar nga njerëzit atë që u është mohuar nga kapriçot e fatit dhe Zotit.
Kjo ide më erdhi në mendje, ndërsa po ndiqja një kronikë televizive, në të cilën dukej sikur shpëtimi i ekonomisë sonë kombëtare, po vinte atëherë dhe andej nga ku nuk e prisnim. Po na vinte pikërisht këtë vit, kur përfundojnë efektet financiare që kishin injektuar në ekonomi gazsjellësi TAP dhe kaskada e Devollit. E ku pas ikjes edhe të Sheraton, u vu alarmi se asnjë kompani e rëndësishme e huaj nuk kishte ardhur e nuk po dukej në horizont. Duke sjellë për rrjedhojë parashikime të zymta për të ardhmen e afërt, të rritjes sonë ekonomike, për shkak të mungesës së investimeve të huaja serioze.
Shpëtimi duket se këtë radhë po na vjen nga andej ku vërtetë nuk e priste shumëkush. Nga një krahinë, që ka marë emrin Shpirag, për shkak të malit që sipas legjendave “ndeshet” me Tomorrin aty pranë. Në një vend ku po shpon prej disa kohësh gjigandi botëror i naftës “SHELL”, e ku më në fund duket se po vijnë lajme, që duken vërtetë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Sipas të cilave, më në fund duket se po mbërrihet tek një rezervë e jashtëzakonshme ari të zi, në Shqipëri.
“Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë, të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve. Ne jemi shumë optimistë. Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë. Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, tha drejtori i SHELL për Shqipërinë, Rohan D’Souza.
Vetëm pak muaj më parë, Kryeministri Edi Rama ishte atje, në një moment që përkonte jo vetëm me nisjen e shpimeve të reja, por edhe me 100 vjetorin e kërkimeve të naftës në territorin shqiptar. E ku tha se “ndër shekuj kjo zonë është njohur për trashëgiminë kulturore, por pasuri të panumërta natyrore, shumica e të cilave qëndrojnë të fjetura. E tillë është dhe rezerva e naftës që besohet se fsheh nënotka e Shpiragut që mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë, dita e sotme e shënuar drejt së ardhmes”.
Duke kryqëzuar gishtat që e gjitha kjo të jetë e vërtetë, “Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës. Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë”,- tha kronika. Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës gjatë viteve të fundit Shell ka pezulluar investimet në kërkim nafte në shumë vende të botës. Në Shqipëri kompania vazhdon të investojë, por i kërkon qeverisë më shumë qartësi fiskale, për atë që mund të rezultojë brenda këtij viti, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri.
Pasi lamë pas një periudhë të historisë sonë ku partia zbulonte edhe armiqtë, edhe sabotatorët, edhe naftën vetë, e ku udhëheqësi shkruante edhe libra me udhëzime se ku duhej kërkuar e shpuar, në mënyrë që ari i zi të dilte në sipërfaqe, jemi tani në një periudhë tjetër. Ku në këto 27 vjet, pasuritë tona kombëtare u shkatërruan, u zhvatën, u grabitën, u tjetërsuan dhe u shpërdoruan si mall pa zot. E në vend të mbrothësisë, sollën skandale, korrupsion, plagë të reja e të thella sociale dhe shtim të kriminalitetit. Në vend të bekimit, nga keqmenaxhimi dhe mosluajtja e rolit të duhur rregulator nga shteti dhe qeveritë tona, këto pasuri mbi e nën tokësore, u bënë të na duken si një mallkim.
Bashkë me ardhjen e gjigandëve botërorë dhe rregullave e ligjeve të reja e më të forta europiane, për shkak të detyrimeve të integrimit dhe jo nga vullneti i klasës sonë politike, le të urojmë këtë herë të paktën, që shpëtimi i ekonomisë sonë kombëtare, të vijë. Me urimin, se tani që po bëhen mbarë shqiptarët të bëjnë “dasëm”, të mos na shpohet daullja… Sepse edhe nëse nuk gjen naftë në Shpirag, për SHELL-in do të jetë thjeshtë çështje statistike, ndërsa për Shqipërinë, edhe një shans më tepër i humbur në histori.
M e sa kemi degjuar e po degjojme , them se Enver Hoxha kishte te drejte kur thoshte se ne nafte ka sabotator. Me sa di ai flet edhe per zonen e shpiragut si vend burim nafte. Por jo vetem ky fakt ,por edhe per vende te tjera gazmbajtese si zona e Divjakes. Mbaj mend se ne kete zone eshte ndezur nje fontan e cila mori flake ,dhe pastaj u fol se vetem ky ishte………
Pirdh te cfryesh
pse shkruan per gjera qe nuk i kupton?
se pari, atje nen shpirag kerkohet nafte qe nga 1980 dhe edhe nese gjendet nuk do te kete ato permasa gjiganteske qe
ti kujton
se dyti,ne kohen e saj partise qe ti tallesh tani prodhohej 2.2 miljon ton nafte bruto(ne vitin me te mire),dhe u zbuluan dhjetra vendburime gazi e nafte,
kurse ne kete ‘partine’ e sotme ka 30 vjet qe nuk eshte zbuluar nje pike nafte megjithese kane ardhur e kerkuar te gjitha kompanite e medha te naftes ne bote.
kur te kesh zbuluar me keto partite e sotme qofte edhe pak nafte , atehere eja bej ca kritika per ate partine e djeshme,
po deri atehere mbylleni gojen nese doni nafte.
A nese doni propagande , jepini, llapni sa te doni…
ps- ti dukesh dhe djale i mire, pse flet kot me kot sa per te qene “politically correct”
Te lutem shiko pak kontraten se ajo thote qe shqiperia do marre x % ne momentin qe do dilloje shfrtezimi .Sa per dijeni Shell e ka kete pus si nje pike uji dhe varet se kur dhe si do ti “ngefet” te filloje shfrytezimin.Ndoshta pas 50 vjetesh deri atehere ne kemi cof
Instituti i famshem i naftes ne Fier ,gjeologjia dhe gjeofizika shqiptare qe ne vitet 70 kishin parashikuar Shpiragun si nje zone shume te rendesishme naftembajtese .Por mundesite teknologjike per shfrytezim ishin te kufizuara ,nderkohe qe kembengulja per te mos pranuar investime te huaja ,bllokoi zbulimin dhe shfrytezimin e kesaj zone.Megjithate deri ne 90 sistemi i industrise se naftes ishte mjaft i konsoliduar ne tere zinxhirin e vet .Mjaftonte qe nje qeveri normale te garantonte investitoret e huaj te cilet mund te krijonin ndermarrje te perbashketa me shtetin .Keshtu bejne shumica e vendeve naftembajtese .Por Berisha dhe turma e tij anarkotribale e shkaterruan teresisht sistemin e ngritur ,thjesht per interesat e tyre kriminale .Tashme jemi te detyruar te fillojme nga zero ,tu japim eskluzivitet kompanive te huaja ,nderkohe qe ishte shume here me e leverdiseshme bashkpunimi shtet ..investitor i huaj ,dhe normalisht fitimet do te ishin me te larta per vendin .Gjithesesi le te shpresojme se SHELLI do te arrije rezultat .Por ekonomia mund te rritet edhe ne rruge te tjera.Mjafton qe miliardat qe hidhen ne menyre idiote ne ndertime te orientohen drejt industrive hitech.Te gjithe vendet e pasura ne bote bazohen ne industri te avancuara .
“Kur shpetimi vjen nga nuk e pret…”!!!
E cfar shpetimi eshte ky o Mavri??!!
Ne kemi vendburimet aktive, te Ballshit, Patosit, Marinzes, Kucoves, Gorrishtit, Koculit, Amonices, Vllahines…etc, me prodhimin e te cilave mbulohen te gjitha nevojat e Ballkanit, jo vetem te shqiperise, pooooor paguajm cmimin me te lart ne rajon dhe europ per liter/karburant.
………………
Edhe pse kemi vendburimet e mesiperme aktive, te zbuluara, shpuara dhe shrytezuara qe ne kohen kur “i zbulonte partia puset”(Si ironizon kapterri), ne arken e shteti, kompanite koncesionare, per 30 vite shfrytezi, nuk kan derdhur asgje…..sepse paskan dal me humbje!!!
Per me teper qe keto kompani e gjeten gjithshka te gateshme…..e gjeten “lugen ne pilaf”…dhe deklaruan ne menyre te turpshme se kan investuar qindra milion dollar..
…………….
Lajmi i Shpiragut nuk eshte as lajm i mir dhe as zgjidhje per ekonomine.
….pasi Shqiperia, ne kushtet e korrupsionit galopant dhe paaftesise se strukturave shteterore nuk do arrije nje marrveshje te mire dhe perfituese nga burimet e saj natyrore.
Ne nuk po fitojme ndonje gje nga vendburimet qe i kishim gati dhe ne shfrytezim…jo te fitojme nga kompani si SHELL, te cilat jan ne gjendje te mbysin dhe shtete shum me te medhaja se Shqiperia(ne po na i fut Bankers qe eshte 1 mij her me e vogel se SHELL).
…………..
Ne keto kushte te korrupsionit dhe papergjegjshmerise institucionale, do te ishte me mire, qe pasurit tona nentoksore te rrinin aty ku jane, dhe vetem pasi te ndertojme nje shtet normal, te pergjegjshem dhe funksional te planezohej shfrytezimi i tyre…..i ndryshem nga ky i BANKERS.
…………
Me vnen keq qe Mero BAZE, i cili ka ndjekur te njejtin fakultet me ne, dhe e kupton mir situaten, lejon publikime te tilla te nje ish deputeti te cilit i doli “pusi i naftes” tek menyra e te berit gazetari dhe politik bashke.
O Alfred. Eshte quajtur historikisht krahina e Shpiragut. O Gazetar nuk fiton shqiperia. Fitojne femijet e Sali Krimineli, femijet e e Kryehajdutit . Do fitoj Zahoja. E të tjere. Kush ka fituar deri tani nga dhenia me koçesion e Aeroprtit të Rinasit? Atehere thuhej e kanë gjermanet. Po tani që e kanë shqipot 100%?. Po nga dhenia e me koçesion e minierave të kromit né Mirditë. Që permbajne deri 20% flori Kush ka fituar? Po dhenia e nje pjese të portit të Sarandes para ca ditesh per 20 vjet me nje qera 1 euro. Kush fiton? Uroj e do më gezoj fakti të degjoj një dite që u larguan. E zona malore e shpiragut me njeres fisnik të mbetet e paster. Kush po fiton nga shfrytezimi I naftes , patos, Marinzë? Ca hajdute. E demet nuk I ka shdemtuar.
Asnje perfitim nuk do te kete Shqiperia. Te huajt do ta marrin naften falas. Ne bilancet e tyre ata do te dalin gjithmone me humbje! Ose do t’i japin nje therrime shtetit, sa per t’i mbyllur gojen. Por do japin para nen dore per qeveritaret dhe ata qe duhet te kontrollojne prodhimin. Keto gjasme investime, jane grabitje e hapur. Prandaj edhe investimet behen gjithmone ne domenin e pasurive kombetare. Do e vjedhin naften, siç kane vjedhur edhe bakrin, kromin dhe çdo gje tjeter. Siç bejne gjithe diten per diell ne Afriken e sterpasur. Duhet qe vete shteti te shfrytezoje burimet e tij natyrore. Vetem atehere paraja shkon ne sherbim te rritjes se GDP-se kombetare.
ky Fredi eshte nje servil i ambasades murikane. Eshte i matur dhe i paster ne te shprehur por teresisht i korruptueshem intelektualisht. Nuk ka personalitet si figure publike.