Shkencëtarët në Zelandën e Re kanë dokumentuar atë që ata besojnë se është dallga më e madhe e regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore.
Dallga 23.8m u mat gjatë një stuhie të fortë me ndihmën e një mjeti shkencor në Campbell Island të Zelandës së Re në Oqeanin Jugor të martën, tha autoriteti i motit të vendit.
Ajo eklipson një valë 22.03m që u identifikua në jug të shtetit australian të Tasmanisë në vitin 2012.
Dallgët më të mëdha janë regjistruar në hemisferën veriore.
Zona është e njohur për aktivitetin e madh të stuhive, por valët ishin më parë të vështira për t’u matur.
“Dallga e cila është e barabartë me një ndërtesë tetë-katëshe të lartë, u krijua nga një sistem i thellë presioni i ulët dhe erërat të forta”, tha Tom Surrant, oqeanograf i lartë i MetService.
“Kjo është një ngjarje shumë emocionuese dhe për njohuritë tona është vala më e madhe e regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore,” i tha ai BBC.(TemA TV)