Koleksioni ”Rockefeller”, i përbërë nga rreth 1 500 vepra arti të mbledhura nga Peggy dhe David Rockefeller u shit këtë javë në ankand për 832,5 milionë dollarë, shumë më tepër se rekordi i mëparshmën prej 484 milionë dollarë i shënuar nga koleksioni Yves Saint Laurent dhe Pierre Bergé në vitin 2009, njoftoi kompania e ankandeve ”Christie’s”, raporton ata.
Rekordi i koleksionit të stilistit francez dhe partnerit të tij, u cilësua në atë periudhë si shitja e shekullit. Të gjitha pikturat dhe objektet e Rockefeller ishte vlerësuar që në fillim më shumë se 600 milionë dollarë.
Pas shumës së jashtëzakonshme prej 450 milionë dollarësh të arritur në muajin nëntor nga shitja e pikturës “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinçit gjithashtu tek kompania e ankandeve ”Christie’s”, disa shpresonin që veprat e koleksionit Rockfeller do ta kapërcenin pragun prej një miliardë dollarësh.
Shitja e organizuar në dhjetë ditë përfshirë atë on line, ka thyer disa rekorde, dëshmi e një treguesi pozitiv e tregut të globalizuar të artit me një marketing gjithnjë e më të kuruar.
Objekti më i vyer i koleksionit u shit të martën për 115 milionë dollarë, ose e cilësuar si piktura e gjashtë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.
”Vajza me shportën e luleve”, që daton nga periudha rozë e Pablo Pikasos, që zinte një vend të veçantë në bibliotekën e çiftit Rockefeller prej vitit 1968.