Masa ndaj Tahirit: BE përgëzon punën e autoriteteve, rikujton prezumimin e pafajësisë

13 Maj 2018, 16:30Politika TEMA

Bashkimi Europian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një njoftim për shtyp, Zyra e BE-së në Tiranë “rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Deklarat e plotë

“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. (TemA)

2 komente në “Masa ndaj Tahirit: BE përgëzon punën e autoriteteve, rikujton prezumimin e pafajësisë”

  1. degelisi says:

    “prezumimi” do te thote “gazetar i pregatitur ne serat e domateve”

  2. MT says:

    Nen rreshta kuptojme qe BE nuk e shikon te drejte masen ndaj Saimir Tahirit.
    Nuk kane thene keshtu per FULLANIN, per Spiro Kseren, etj….. me sa duket,
    masa ndaj Tahirit, ashtu sic flitet eshte bazuar ne llafe e jo ne fakte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje