Përtej kremrave dhe serumeve, rrudhat sfidohen në "tavolinë"

13 Maj 2018, 12:08Lifestyle TEMA

Më shumë se kremrat dhe serumet e kushtueshme antirrudhë, sekreti për një lëkurë të re pas të 50-tave fshihet te dieta me fruta dhe perime të freskëta dhe peshkut.

Efektet pozitive të këtyre ushqimeve vihen më shumë re te femrat, të cilat ndryshe nga burrat kanë lëkurë më të hollë me më pak kolagjen, d.m.th. vulnerabël ndaj rrudhave.

Një studim i Erasmus Medical Centre në Roeterdam, Holandë, i publikuar në “Journal of the American Academy of Dermatology” doli në përfundimin se femrat që i konsumojnë rregullisht këto ushqime, të pasura me vitamina dhe flavonoide, që stimulojnë prodhimin e kolagjenit, kanë më pak shenja të plakjes pas moshës 50-vjeçare.

Studimi ka analizuar 2700 burra dhe gram bi 50 vjeç dhe mënyrën se si ata ushqeheshin. Të gjithë i janë nënshtruar një skanimi 3D të fytyrës për të matur numrin e rrudhave.

Rezultatet treguan se gratë që kishin dietë të pasur me fruta dhe perime kishin më pak shenja të moshës në fytyrë. Ndërsa ato që konsumonin shumë mish dhe ëmbëlsira kishin më shumë.

Po ashtu, alkooli rezulton një element që duhet mbajtur larg nëse nuk doni rrudha në fytyrë.

Edhe cigarja është një tjetër armik i lëkurës së bukur. Frutat dhe perimet, të kombinuara me një krem të mirë kundër diellit janë dy mënyrat bazë me të cilat mund të luftojmë efektivisht shenjat që mosha lë në lëkurë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje