Ky është momenti tronditës ku shfaqet polici Raymond Rosario, 44 vjeç, teksa dhunon të bijën me rrip në ambientet e shkollës pasi kishte treguar “mos respekt” ndaj mësuesit.
Polici i Miamit, u ftua në shkollën e vajzës së tij 14-vjeçare pasi ajo ishte sjellë keq me mësuesen, por ai nuk u përmbajt dhe e goditi atë me rrip e i shkuli flokët.
Më pas ai u arrestua për abuzim ndaj fëmijëve.
Sipas NBC, raporti i policisë tha se Rosario goditi vajzën e tij në fytyrë dhe pamjet e tregojnë atë duke e goditur me një rrip nga këmbët e saj dy herë.
Faqja e lajmeve gjithashtu pohon se një grua shtatzënë ishte e pranishme në dhomë kur Rosario po ndëshkonte vajzën e tij dhe nuk reagoi. (TemA)