Një baba në Spanjë akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 15 vjeçare dhe dy mikeshat e saj, me pretendimin se e bëri për t’i shpëtuar nga shpirtrat e këqij.
Sipas raportimeve, ai i ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme viktimat në shtëpinë e tij, që ndodhet afër Barcelonës.
Më i rëndë është fakti se gruaja e tij, që e dinte se çfarë ndodhte, e lejoi këtë gjë dhe nuk bëri asnjë denoncim.
Javier, emri i përdhunuesit, pretendon se është në ‘Urdhrin e Odinit’, i cili kërkoi që ai të përdhunonte vajzat, ose familjet e tyre do të mallkoheshin me fatkeqësi.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 45 vjet burg.
Gjithashtu, është kërkuar edhe dënimi i bashkëshortes së tij me 9 vite burg, si bashkëpunëtore.(TemA)