FOTOT: Përfundon rikualifikimi urban në “Don Bosko”

14 Maj 2018, 13:46Sociale TEMA

Rrugë më të mira, trotuare, lulishte dhe një kënd lojërash për fëmijët, janë dhurata që Bashkia e Tiranës u bëri banorëve të bllokut të banimit në Rr. “Foto Janku” në “Don Bosko”. Investimi e ka shndërruar këtë hapësirë në një mjedis çlodhës për qytetarët dhe argëtues për fëmijët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan mbylljen e punimeve dhe vlerësuan transformimin që ka pësuar ky bllok banimi, përfshirë gjithë lagjen “Don Bosko”.

Veliaj tha se banorët kanë treguar bashkëpunim deri në përfundim të punës, ndërsa rezultati shihet nga të gjithë. “Me pak përpjekje, bashkëpunim dhe frymë njerëzore ndaj njeri-tjetrit mund të bëjmë gjëra që më parë ishin të pamundura. Mjafton të kujtojmë si ishte kjo hapësirë, për të kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta bërë qytetin më të jetueshëm për qytetarët, e veçanërisht fëmijët. Mbaj mend kur kemi ardhur këtu në fillim, njerëzit na thoshin: Mos na i hiqni makinat. Këtu ishte gropë septike, por thoshin aman makinat! Pse ky është qyteti i ëndrrave tona? Jo, qyteti i ëndrrave tona është ky komunitet, ky transformim”, tha ai.

Ky shesh rekreativ është pajisur edhe me një kënd lojërash për fëmijët sepse sipas kryebashkiakut Veliaj, fëmijët janë qytetarët më të rëndësishëm të qytetit. “A nuk na mësuan diçka fëmijët me historinë e mbjelljes së pemëve? Falë tyre mbollëm 122 mijë pemë sepse secili thoshte: dua të mbjell pemë për ditëlindje. Fëmijët po na mësojnë gjëra që ne të rriturit i kemi harruar, edhe për mënyrën se si e përdorim hapësirën publike. Sot në një qytet me 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë. A nuk e meritojnë ata 1/3 e hapësirës së qytetit? Kjo është arsyeja pse po ndërtojmë kënde lojërash në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, investimet e kryera, por edhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë aty ku ka probleme, ka mundësuar që për të tretin vit radhazi në “Don Bosko” të mos ketë më përmbytje. “Mbaj mend kur erdhëm në 2015-ën, drama më e madhe nuk ishte kjo ndërhyrje kapilare në nivelin fundor të lagjes, por Rr. “Don Bosko” që përmbytej çdo vit. Sot është viti i tretë që “Don Bosko” nuk përmbytet; pra, ndryshimi si dita me natën! Do të thotë që kur ne shqiptarët e mbajmë mendjen tek puna, nuk pengojmë e nuk i vëmë stërkëmbsha njeri tjerit, sot Don Bosko ka dalë në dritë”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj theksoi se përfitimi për banorët nuk vjen vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke marrë një kënd çlodhës, por edhe duke iu shtuar vlera e pronave të tyre. “Shikoni çfarë ka ndodhur me vlerën e apartamenteve në këtë lagje, ku këtu s’ka baltë, por ka asfalt, ku aty s’ka llucë, por kënd lojërash, ku atje nuk ka ferra, por stola, i shtohet vlera gjithë banesave. Po të shtrihemi e të shesim të gjithë përtokë, nuk vjen njeri të blejë shtëpi”, tha ai.

Veliaj theksoi se Tirana ofron sot mbi 22 tregje, ku çdo qytetar mund të shesë në mënyrë të civilizuar, pa qenë nevoja të zaptojë trotuaret. “A ka ndonjë qytet në botë që është civilizuar, që është zhvilluar, duke shitur përtokë? A janë zhvilluar Parisi, Roma, Athina, Barcelona, Stokholmi apo Oslo, se shtrihen të gjithë suedezët, norvegjezët, përtokë? Shikoni Indinë, shikoni Afrikën, nëse doni ta bëjmë qytetin ashtu, eja e bëjmë, por nuk më rezulton që njerëzit janë të lumtur Kalkuta. Ideja është që të bëjmë një qytet europian dhe tani që qeveria është në prag të negociatave me BE, Tirana është kartolina”, vijoi ai.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin dhe punën e bërë në këto tre vite për transformimin e kryeqytetit. “Jam shumë e lumtur që jemi këtu për një premtim të mbajtur. Besoj se jo vetëm në këtë bllok, që është tashmë një bllok model, por besoj që në gjithë Tiranën, po kryhen këto transformime. Jemi me fat që kemi një kryetar bashkie dhe një ekip fantastik të Bashkisë së Tiranës, që në këto tre vite, por edhe në vazhdim, do transformojë Tiranën në qytetin evropian ku ne synojmë”, deklaroi Manastirliu, e cila shtoi se Njësia Nr. 9 në kryeqytet është përfituese edhe e dy projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare si sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri. Manastirliu theksoi se në kuadër të projektit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë këto katër vite, 14 qendra shëndetësore e ambulanca do të rehabilitohen këtë vit vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës përshëndeti edhe vendimin e qeverisë për të ndaluar përdorimin e qeseve në gjithë Shqipërinë, si një vendim që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te pastërtia dhe te kufizimi i përmbytjeve. “Pas dy muajsh, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë do të anulohen me ligj qeset plastike. Problemi numër 1 i ndotjes në vend. Këtu ka njerëz që janë gjenerata e prindërve tanë dhe që e mbajnë mend kur bëhej pazari me rrjeta ose traste. Sot qese për çdo pako çamçakëzi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar me ligj qeset është ndoshta vendimi më historik në mbajtjen pastër të Tiranës dhe të atdheut tonë. Ndaj, dua që t’i lus të gjithë, ju lutem, përgatituni për këtë ndryshim”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai theksoi se investimet e bashkisë do të vazhdojnë në çdo lagje, për t’u siguruar që periudha e verës të shfrytëzohet në maksimum për realizimin e punimeve.

10 komente në “FOTOT: Përfundon rikualifikimi urban në “Don Bosko””

  1. Qytetari i zones says:

    Ok, keto qe shohim jane perfekte padyshim, por rruga kryesore te Don Bosko qe ka vetem disa muaj qe eshte asfaltuar, eshte katandisur si mos me keq nga punimet aspak cilesore, para vizionit dhe ne shume vende gjate rruges asfalti esht kthyer ne gropa, pusetat te shkaterruara dhe ne disnivel me rrugen, trotuaret te paperfunduara, njera ane e rruges pa ndricim

    1. Laerti says:

      Kryebashkiaku i nje qyteti,per me teper i nje kryeqyteti duhet te mendoje dhe veproje si nje “BABA” per fewmijet e vet!
      Dhe nje baba i pergjegjshem nuk merr femijet e shendetshem per t’i cuar ne kinema,por qendron me femijen qe eshtre semure dhe nuk ka se cfare te haje!
      Keshtu vepron edhe ti o kryebashkiak “baba” i pa pergjegjshem,:reklamon veten atje ku ke bere nje investim dhge nuk shkon atje ku ka me shume nevoja dhge hallke!
      Puna e mire tregon veten,prandaj ti nuk ke nevioje te shkosh ne Don Bosko e kudo ku mbjell peme,por te shkosh atje ku nuk te ka shkelur kemba per 3 vjet!
      Por ti nuk vjen ne Yzberisht se do perballesh jo vetem me pa pergjeshmerine tende,por edhe se nuk ke ndermend te na premtosh gje se shpejti!
      Dhe kjo duket ne fjalorin tend anadollak,qe e quan ionvestimin e nje kendi lojrash per femije si “DHURATE TE BASHKISE”!
      Metoda dhe mentalitet komunisto-fashist karikature,se nuk dilte kryetari i Tiranes dikur ne tv se u ndertua nje kend lojrash ,se atehere te tilla ndertoheshin per dite!
      Para 90-tes Tirana kishte kende lojrash,fusha sporti te te gjitha sporteve,lulishte etj me qindra qe sot i keni kthyer ne pallate!
      Edhe nje kend lojrash,me te madhin qe kishte Tirana tek xhuxhat e bete pallat!
      Si nuk keni turp,o damllamedhenj dhe derdellisni se paskeni bere nje park lojrash ne Don Bosko “DHURATE E PARTISE”!

    2. shvejku says:

      Aq miliona sa u shpenzuan kot fare ne sheshin skandaloz KUPOLE “Skenderbej” mund te ishin shtruar te gjitha rruget neper te gjitha zonat e banuara te Bashkise Tirane!
      Por jo!
      Nuk behej reklame keshtu ne syte e te huajve,se nuk shkon turisti ne mes te lagjeve,por ne qender!
      Ja krekosen me Pazarin e ri,si qender turistike!
      Ju shpelafte konuklla o sharlatane!
      Nje kryeqytet 1 milion banoresh me buxhet disa miliarde mburret me nje treg fruta zarzavatesh dhe kioska QOFTESH SIKUR TURISTET E HUAJ VIJNE NGA KALKUTA E JO NGA EUROPA!

    3. Dermani says:

      Cfare do te thote fjala “rikualifikim” sipas fjalorit te gjuhes shqipe?
      Se mua me tingullos siu “PORDHE ME RIGON”!

      1. Tomorri says:

        Keta politikajt e sotem perdorin fjale te huaja si “rikualifikim” apo “urban” etj,qe mbi 70% e popullit nuk i kuptojme qe te mashtrohen kollaj se qeveria apo bashkia coc po ben!
        Nuk thone BOJATISJE , suvatim apo ndrim pllakash se duken si pa vlere,por me fjale te medha si “rikonstruksion ” apo “rikualifikim” duket sikur eshte bere nami dhe mbi te gjitha justifikohen gjithe ato miliona ne tenderin e bere ku del edhe ndonje ” kafe” per shefat!

  2. gent says:

    Fallsitete pa fund. Kend lojrash mes dy rrugeve te makinave. Hajde te rriten femijet normal ne kete vend. Kur gjate gjithe kohes ke prinderit qe do ulerasin, Kujdes!!!

  3. "BOHOTINA" says:

    KRYTAR! SHIHE SHESHIN PARA PALLATIT 14 NE KRAH TE KOPSHTIT TE NJESISE 5 SE ESHTE SKANDAL, NE BLLOK.

  4. katrahura says:

    Bravo Veliaj,qe per 3 pallate ke shpenzuar disa miliona,qe po t’i investoje per te gjithe Yzberishin me 50 mije banore do te te benim hero!
    Por ne Yzberish nuk t’i sheh njeri investimet,se turistet nuk vijne ketu te shohin se si jetohet ne ish sektoret e fermave!
    Enver Hoxha ne 5 vjet ndertonte dhjetra uzina,fabrika,kombinate,nje hidrocentral,qindra km hekurudha,rruge te asfaltuara,shkolla,kopshte e cerdhe,se per kende lojrash e fusha sporti,as qe i llogariste fare sic beni ju o mjerane pa cipe!
    Keni nje buxhet vjetor prej disa miliard lekesh dhe mburreni me nje kend lojrash!
    Mortja qe s’u ha!

  5. mateo says:

    Hajde shijoje Kalkuten ne Yzberish,z.Veliaj per te matur diskriminimin qe u ke bere zotrote qytetareve te Bashkise Tirane!
    I ke ndare ne kategori sic ndanin dikur sklleverit dhe bujkroberit!

  6. PDrastët says:

    Ishte me mire me balte se une jam me Saliun dhe s’kam me ça ta mbush ditën, dhe llap ça te me vije ne mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje