VIDEO/ Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja çbën efektivi i Policisë Bashkiake

13 Maj 2018, 21:48Sociale TEMA

Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë zonës së njohur si Tajvani.

I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e një prej efektivëve të patrullës së Policisë Bashkiake me shërbim në atë zonë, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar zotërinë duke e kaluar të sigurt kryqëzimin.

Ky veprim është përshëndetur nga mjaft kalimtarë të rastit, ndërkohë që video është kthyer në virale në rrjetet sociale.

Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

2 komente në “VIDEO/ Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja çbën efektivi i Policisë Bashkiake”

  1. ben says:

    Krahasojeni me policine bashkiake te cubave te Lulit kur ishte K.Bashkie ne Tirane.
    Miq dhe lexues te gazetes TEMA-personalisht nuk jam socialist apo i majte ne bindjet e mija dhe shume fort besoj se komunizmi ka qene nje fatkeqesi shume e madhe per vendin tone, por mendoj po keshtu se ardhja e Berishes ne krye te PD-se dhe me vone ne krye te vendit ishte nje fatkeqesi akoma me e madhe se sa 50 vjet komunizem
    Si nuk mund te perkrahesh nje K.Minister si zoti Rama qe ka kthyer shpresen tek ne qe kemi emigruar se nje dite mund te kthehemi perseri ne token ku lindem, u rritem dhe ku kemi varret e te pareve tane. Si nuk mund te ndjehesh krenar per perfaqesuesit e Qeverise sone qe sillen si pale me te huajt, gjithmone duke vene interesat e vendit si prioritet te pare. Per sa kohe qe ky K.Minister dhe qeveria do punojne keshtu sic kane punuar deri me sot, do kene mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, ne te kunderten populli do i hedhe ne koshin e plehrave, aty ku sot ka hedhur Berishen, Meten dhe te tere sahanlepiresit e korruptuar te PD-se dhe LSI-se.

  2. E says:

    Heroi?!
    Është detyrë morale e cdo qytetari.
    Kush jeton ne Evropë sheh raste te tilla përditë! Është krejt normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje