Tirana destinacion i pëlqyer turistik, Veliaj: Numri i turistëve është rritur

12 Maj 2018, 12:37Sociale TEMA

Qyteti i Tiranës, me ndryshimet që po pëson dita-ditës dhe mundësive të shumta për argëtim, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik për qytetarë nga vende fqinje, sidomos italianë. Ka nga ata që udhëtojnë në fundjavë drejt Tiranës, për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por edhe për të kryer disa shërbime mjekësore, çka është një mundësi e mirë edhe për ekonominë e qytetit.

Një grup turistësh italianë që vijnë shpesh në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën edhe disa pemë për gjelbërimin e qytetit. Veliaj i falenderoi turistët jo vetëm për kontributin që japin në ekonominë e qytetit, por edhe për mbështetjen në mbjelljen e pemëve. “Jam shumë entuziast për gjithë miqtë që na kanë ardhur, kryesisht turistë italianë, që vijnë këtu për një kujdes shumë të specializuar mjekësor, për turizëm, e sigurisht edhe për të lënë diçka mbrapa në qytet. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për të gjitha pemët e dhuruara”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku vlerësoi faktin që turistët e huaj zgjedhin Tiranën për të kryer kontrollet e tyre mjekësore, duke krijuar kështu një lloj të veçantë turizmi, si ai mjekësor. Veliaj theksoi se ky turizëm sjell në qytet njerëz që qëndrojnë disa ditë, të cilat i japin ekonomisë më shumë të ardhura që vijnë nga hoteleria, udhëtimet, vizitat dhe restorantet. “Një qytet që është mendje-hapur, që është zemërhapur, që i mban dyert e hapura, ku njerëzit flasin gjuhë të huaja, ku kultura e shërbimit është dinjitoze, është qytet i së ardhmes. Ne kemi nevojë për njerëz që kalojnë kohë në Tiranë, jo vetëm për ata që bëjnë një xhiro në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj largohen. Kemi ende shumë për të bërë si bashki, edhe me sipërmarrjet fantastike që po sjellin një lloj të ri turizmi në vendin tonë, që është turizmi mjekësor”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Drejtuesi i klinikës “Viaggiare&Sorridere”, Dritan Gremi u shpreh se numri i qytetarëve të huaj që vizitojnë Tiranën për të marrë shërbime mjekësore po shtohet dita-ditës, duke dhënë një kontribut për zhvillimin e qytetit. “Kemi diku te 100-110 pacientë çdo muaj dhe numri vjen në rritje. Ata flenë në Tiranë, paguajnë një kafe këtu, drekojnë e darkojnë në restorantet e Tiranës, dhe çdokush shpenzon mesatarisht 60-65 euro në ditë. Llogaritë i bëjmë vetë sa ndikojnë në ekonominë e qytetit”, tha Gremi.

Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh. Ata u shprehën se shohin një Tiranë ndryshe, më të pastër dhe të përmirësuar nga infrastruktura.

5 komente në “Tirana destinacion i pëlqyer turistik, Veliaj: Numri i turistëve është rritur”

  1. ERION FIKU says:

    Te gjithe Turistet qe vijne ne Tirane te kene me vete 1 lopate.
    Do bejme çdo dite aksion te madh televiziv per mbjelljen e Fikut.
    Prodhimet do t’i ndajme Bashke: Turistet do hane Fiq, Une do shes Fiq.

  2. Tani durres says:

    Ky ka nje jave ne kine ju e nxirrni sikur eshte perdite ne pune.

  3. Sandri says:

    Turiste quhen keta italianet fukarenj te Puljes,qe nuk mbushin dot dhembet ne Itali se kushtojne shume dhe vijne ketu !
    Te ishte kaq mire ketu,po ne banoret e Kamzes,Yzberishit,Saukut etj,pse nuk vijme dot te hame dreke ne qender te Tiranes si turiste,por hame nje pjate me fasule ne shtepite tona?
    Edhe Shqiperia u dekorua para 90-tes per ushqimin me te mire ne bote,por sot quhet skamje komuniste!
    Akoma ju me propagande boshe kur populli nuk ka buke te haje,kur pensionistet nuk kane pare per ne urban se u duhet per kafe?
    Me falni se harrova:
    -Turistet vijne te shohin nga afer …SHENDETESINE FALAS!

  4. Savon says:

    Turp te kene shqiptaret qe nuk ia dine vlerat turistike Tiranes,por harxhojne cdo vit mbi 100 milion euro e dollare nper pushime ne Greqi e Turqi!
    Plasini syte,kur shikoni tre vijne italianet ketu!
    Ju kujtoni se nuk kane cfare te shohin ketru?
    Gaboheni!
    Pasardhesit e Mikelanxhelos ,Donixetit,Verdit,Galileo Galileo-s ,Koloseut te Romes etj kane cfare shohin ne Tiranen turistike!
    Si mund te krahasohet sheshi i shen Pjetrit ne Rome me sheshin Skenderbej ne Tirane?
    Kurre!
    Sheshi ne Rome eshte shesh,ndersa ky i Tiranes eshte…. kupole!
    Doemos qe ashtu do ishte se ne kemi tradita te lashta per ndertimin e kupolave per mbrojtjen e vendit.
    Ai i Romes nuk ka perrenj uji,qe te lagin kepucet e sandalet si ky i Tiranes,sikur te ishte mocalishte dhe ca currila uji,qe ngazellehen vetem fshataret e shkrete qe nuk kane pare kurre uji nga cezmat e shtrepise por vetem uje nga burimi apo pellgacet!
    U tregova projektuesve shatervanet moderne ne Detroit,SHBA,por nuk pranuan se ishte paguar shume projektuesi dhe ndryshimi i projektit kushtonte dy fish!
    Po si kupole pse u be do thoni ju?
    Po pse pronari i parkingut nuk do kishte asnje favor nga ne?
    I ngritem si kupole tavanin,u shkurtuan gerrmimet dhe ja doli leku yne!
    Jemi ne kapitalizem doemos qe edhe nje cike korrupsion pranohet!
    Mrekullia e sheshit te Tiranes jane shkurret e mbjella gjoja nga te gjitha trevat shqiptare,por ne nuk ishim aq budallenj te shpenzonim aq shume,prandaj shkuam ne Dajt,shkulem ca ferra ,i mbollem,por pse u thane menjehere nuk eshte faji yne!
    Do thoni ju se pemet e diktatures jane me te bukurat aty ne shesh!
    Gaboheni, se ato kane hije te rende diktature,ndersa ferrat e sotme lejojne driten e demokracise packa se ne vere aty te pellcet koka nga dielli!
    Epo prandaj ky shesh ka vlera turistike se aty do vijne per plazh turistet nga vendet qe kane ose nuk kane nje jave diell,ndersa ju komunistet qe jeni mesuar me diell 365 dite ne vit harram ta keni!
    Bujrum turiste,se qeveria dhe bashkia e lal Erit per ju punon e jo per ne shqiptaret e ish komunave qe na trajton si zezaket e dikurshem!

  5. mateo says:

    Pse ia ulni vlerat turistike Tiranes se sotme?
    Ne se dikur ne kohen e koleres komuniste duhet te merrje leje nje vit para per te ardhur ne Tirane per qejf,sot jane hapur dyert e saj per te gjithe shqiptaret nga e mbare bota!
    Turistet me te shumte qe vijne tani ne Tirane jane nga Tropoja,Kukesi,Puka,Burreli,Rresheni,Erseka,Skrapari,Mallakastra,Tepelena etj!
    Arsyeja e ardhjes se vtyre eshte turizmi mjekesor,se ne keto rrethe ka marre fund shendetesia,se njerezit tani vijne ne Tirane edhe per te mbushur nje dhemballe,pa le me per te lindur apo bere operacione!
    A e dini ju se turiste te shumnte vijne cdo jave ne Tirane per te operuar syte,etj,nga Fieri,Rrogozhina,Kavaja,Lushnja,Vlora etj,se andej nuk ka asnje aparature per vte tilla nderhyrje?
    Shendetesia eshte falas,por ne se operacioni kryhet me doreza boksi!
    Doni te beni ju beratasit operacion ne zemer apo koke?
    Spitalin e keni falas,por mjekun dhe ilacet do t’i bini me vete se nuk eshte hedhur tenderi akoma dhe mjeket kane ikur per specializim nbe Europe,por nuk e dime se kur kthehen!
    Mbase rrine andej qofte edhe si infermjere!
    Kohet e fundit eshte paksuar turizmi nga Yzberishi,Kashari,Ndroqi etj,se urbanet jo vetem kane rritur cmimin,por sa filloi vapa te merret fryma neper autobuze!
    Eshte kjo arsyeja pse Bashkia e Tiranes nuk kontrollon asnje here zbatimin e detyrimeve te licenses se kontraktoreve,sepse nuk mund te rrezikoje jeten e kontrolloreve te saj pa kushte optimale!
    Pastaj licencat jane dhene per deri me vitin 2099,keshtu qe le te vrasin vetem firmat dhe pasagjeret!
    Nuk i detyron njeri te hipin ne urbane!
    Kemi krijuar kushte per bicikleta dhe ecje ne kembe,se si shume jeni dhjamosur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje