Greqia do të njohë patentat shqiptare

11 Maj 2018, 11:13Sociale TEMA

Në Athinë po zhvillohet takimi i dytë i ministrave nga vendet e grupit të Vishegradit dhe 4 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova.

Temat kryesore janë politikat e zgjerimit, energjia dhe e ardhmja e rajonit e Bashkimit Europian.

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe bën me dije se ka filluar që në mëngjes samiti, temat e të cilit do të jenë zgjerimi i Bashkimit Europian. Pala greke dhe Bullgaria, që ka Presidencën aktuale të BE-së, kërkojnë që sa më shpejt të integrohen vendet e rajonit të Ballkanit.

Do të ketë gjithashtu diskutime mbi çështjet energjitike dhe bashkëpunit rajonal mes vendeve.

Sot priten edhe zhvillime në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke qenë se në Athinë ndodhet ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Është mësuar se ministri i Jashtëm grek do të takohet me palën maqedonase për çështjen e emrit dhe do të takohet edhe me palën shqiptare.

Do të njihen patentat shqiptare dhe mijëra emigrantë nuk do të kenë më probleme me drejtësinë për shkak të tyre. Kjo marrëveshje do të firmoset pasdite.

3 komente në “Greqia do të njohë patentat shqiptare”

  1. Qifja ut says:

    Mos se do na lini pa lek keta te patentave nderkombetare mo file…..

    1. Kaculi says:

      Lajm shume i mire, por te bejne dhe krtonin jeshile se jemi i vetmi vend ne europe qe siguracionet nuk na mbulojne dhe sa here hyn ne shqiperi duhet te besh siguracion te ri.
      @qifja, kam 15 qe bej cdo vit patente nderkombetare shqiptare dhe nuk me kane kerkuar asnjeher leke por kam paguar tarifen fikse te caktuar nga qeveria. Dhe ka nja 7 vjet qe ne tirane ta japin brenda dites. Por mbase ne rrethe te shqiperise te kerkojne

  2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    ….ju dhjefsha mu ne Gerrqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje