Tani është zyrtare, Greqia njeh patentat shqiptare: Bushati dhe Kotzias nënshkrojnë marrëveshjen

11 Maj 2018, 18:23Sociale TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan sot në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të madha shtetasve shqiptarë dhe grekë. Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.

Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.

Pas nënshkrimit, kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet procedurave respektive për hyrjen në fuqi.

Pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostille, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm i angazhimeve që kanë ndërmarrë dy qeveritë si pjesë e çështjeve që përbëjnë paketën e dakortësuar për zgjidhje nga Ministrat e Jashtëm.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrat rikonfirmuan angazhimin për vijimin e punës për zgjidhjen e çështjeve të tjera dypalëshe.

7 komente në “Tani është zyrtare, Greqia njeh patentat shqiptare: Bushati dhe Kotzias nënshkrojnë marrëveshjen”

  1. Kellira says:

    Kujtova se u hoqen patentat nderkombetare.

    1. kujdes nga bllofi grek says:

      Keto nuk jane marreveshje por objektiva burokratike qe shteti shqiptar duhet te arrij me vendet e BE-se per adezion! Qeveritaret tane me sa duket duan te justifikojne humbjen e territoreve me nje grusht me miza. Greqia eshte e detyruar ashtu si Shqiperia per bashkuptim dhe koperim me fqinjet prandaj nuk ka nevoj te bejme leshime dhe te jemi inferjor!

  2. Edkari says:

    Arritje e madhe.
    bravo qeveria qe po lodhet kaq shume.
    Besoj se deri tani askujt si i eshte dashur kjo
    njohje patente se brenda gjys/ore e nxjerr
    patenten nderkombetare.
    Duan ta quajne sukses

    1. topuzi says:

      O Edkari- na je bo si Shabon Qosja. Sa qejf qe paske me u krujt me ate .arin e Edit …
      Hajt, shendet te te behet. Shko tani e regjistrohu ke toga e Kristi Pinderit …

    2. O kar i vertete !
      Patendat do t’ u njihen atyre njerezve ne Greqi qe kane djersire per te marre patenden dhe greket i detyrojne te paguajne 700 euro dhe te bejne kurs prape . Une i kam marre te gjitha patendat e mjeteve toksore qe ekzistojne dhe jam gjobitur sikur nuk kam patende fare .
      Komento njihere me komandim nga truri i kokes larte……

  3. zhaku I pamposhtur says:

    Kjo marrëveshje mua më duket si të korrat pas të vjelave të gjithë emigrantët shqiptarë u pajisen me patenta greke dhe tani ska asnjë emigrant pa patentë greke. ..është pak ironike kjo marrëveshje. ..pozitive është vërtet por…një gjë është e vërtetë që greku tall leshtë me qeverinë dhe shtetin tonë. ..pse nuk nënshkruajnë marrëveshjen për pensionet e emigrantëve psherëtin? ?sepse greku është i detyruar tu paguajë emigrantëve kontributet e tyre…sigurisht që në një moment greku është i detyruar ta nënshkruaj këtë marrëveshje sepse përderisa është në EU do t’i përmbahen rregullave por shqiptarët po bëjnë mbi 25 vjet këtu në gr dhe një marrëveshje për tu lehtësuar jetën nuk e kemi parë. .është detyrë e shtetit tonë të ndërhyjë për të drejtat tona. .këto marrëveshje janë tallje bythe. ..greku ishte në luftë me Italinë dhe ligjin e luftës e mban me Shqipërinë megjithëse kanë kaluar rreth 80 vjet që atëherë. ..qeveria shqiptare po të kishte pak dinjitet nuk ulej fare për bisedime me qeverinë greke pa u hequr pa kushte ligji i luftës..ska asnjë logjikë të ulesh në tryezë me një armik…të bisedosh për çfarë??atëherë bisedojmë për ato që kërkojnë grekët dhe festojmë për këtë marrëveshjen e patentave që ne nuk na ndihmon ..

  4. ben says:

    Keshtu punohet me fqinjet. Sic thote nje fjale e vjeter, vellain dhe fqinjin nuk i zgjedh dot, por kur ke keq, fqinji te vjen me pare se vellai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje