Transformohet Rruga e Dibrës, Veliaj: Hyrje e re dinjitoze për kryeqytetin, vijojmë investimet

11 Maj 2018, 13:00Sociale TEMA
Transformohet Rruga e Dibrës, Veliaj: Hyrje e re dinjitoze për

Hyrja verilindore e Tiranës ka marrë një tjetër pamje pas rikonstruksionit të plotë të Rrugës së Dibrës, e cila vjen edhe si një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës. Përveç rikonstruksionit, kjo rrugë kryesore e Tiranës ofron edhe korsi të dedikuar për biçikletat, si dhe një rehabilitim të fasadave të pallateve përgjatë saj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky investim e ka transformuar plotësisht një nga arteriet kryesore rrugore të kryeqytetit.

“Rruga e Dibrës është një arterie kryesore e Tiranës dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit nga qeveria, ajo do të jetë hyrja kryesore në verilindje të kryeqytetit. Ashtu siç kemi bërë një hyrje dinjitoze në Rr. “Dritan Hoxha” apo siç po fillojmë tani me rrugën e Kombinatiti, kjo është një tjetër hyrje e Tiranës e cila ka dalë në dritë dhe u jep mesazhin njerëzve se këtu ka një cilësi tjetër të të bërit të punëve, pastërti, higjienë dhe rregull”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se realizimi i këtij projekti ka mundësuar shtyrjen e mureve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke zgjeruar trotuaret, çka i ka dhënë qytetit një tjetër segment me korsi të dedikuar për çiklistët. “Vendi ku jemi tani ka qenë një xhungël e madhe, ku njerëzit duhej të bënin kapërcim me pengesa afër mureve të Ministrisë së Mbrojtjes. Faleminderit ministrisë për bashkëpunimin, por faleminderit mijëra qytetarëve që kuptuan se civilizimi vjen kur secili kontribuon nga pak, ku secili liron trotuarin apo zbukuron fasadën. Pavarësisht se kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm me shira, kemi arritur ta mbyllim këtë në kohë rekord, edhe me korsi biçikletash. Gjatë gjithë kësaj vere do të promovojmë lëvizjen me biçikleta dhe besoj se kjo është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Tiranën tonë”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se përfundimi i disa prej akseve kryesore rrugore në Tiranë i ka dhënë mundësi bashkisë që të ndërhyjë në çdo lagje të qytetit. “Tani që janë bërë akset akryesore, Rruga e Dibrës, segmenti nga Oxhaku te Farmacia 10, segmentet  “Imer Ndregjoni”, “Kujtim Laro” që na lidh me Njësinë 3, segmenti që na lidh me Bregun e Lumit, riparimi i vetë Bregut të Lumit, shkolla e re “Ardian Klosi”, qendra sociale që hapëm me z. Flenckenstein, pra po krijohet një buqetë investimesh në gjithë akset kryesore dhe tani do të vijojmë me disa blloqe, që të stolisim çdo lagje në nivel kapilar, me kënde lojërash, lulishte, siç po bëjmë te Katrori dhe në disa prej njësive të tjera të Njësisë 4”, tha Veliaj.

Ai paralajmëroi se në pjesën e mbetur të mandatit, Bashkia e Tiranës do të punojë me të njëjtin ritëm për të përmbyllur fazën e emergjencës dhe gjendjes kaotike ku e gjeti kryeqytetin. “Do t’i japim një sprint këtë vit të fundit të mandatit tonë, për t’u siguruar që ky katërvjeçar mbuloi emergjencat kryesore për Tiranën dhe pastaj në mandatin tjetër do të vijojmë me më shumë fuqi dhe energji për Tiranën e ëndrrave tona”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Sadri Abazi falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë në Njësinë 4, duke mundësuar një transformim që para pak vitesh ishte i imagjinueshëm. “3 vite më parë bashkë me Erionin evidentuam gjithë problematikat që kishim në Njësinë 4 dhe nuk mendohej që kjo njësi të konsiderohej qytet dhe Tiranë. Pas 3 vitesh po shikojmë një ndryshim të madh falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës. E falenderojmë Bashkinë për punën e madhe që ka bërë në shërbim të qytetarëve të Njësisë 4”, tha Abazi.

Rruga e rikonstruktuar e “Dibrës”, e cila përfshin segmentin nga “Farmacia 10” deri te “Oxhaku”, është një ndër akset më kryesore të qytetit, duke përballuar një fluks të konsiderueshëm makinash, me dendësi të lartë banorësh dhe institucione të rëndësisë së lartë. Për zbatimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës zhvendosi murin e rrethues të Ministrisë së Mbrojtjes për të mundësuar krijimin e trotuarit në nivel me rrugën. Krahas punimeve në shtratin e rrugës, Bashkia e Tiranës punoi edhe për realizimin e projektit të rehabilitimit të fasadave të pallateve në godinat publike.

11 komente në “Transformohet Rruga e Dibrës, Veliaj: Hyrje e re dinjitoze për kryeqytetin, vijojmë investimet”

  1. kotfare says:

    Na cate trapin me propagande. O Tema, ik se jeni bo keq fare. Turp t’ju vije thjesht edhe per legacine serioze qe keni pas.

    1. I.Hoti says:

      Ti do Bashen per kryetare….sa ndertoj a punoj a vodhi?. Banoret nuk genjehen nga ti as proganda….So jemi ne 2018……Nje internet ..click ‘Tirana’… a..,fshati yt…….. Ose me pak shpenzime viziton Tiranen a Malet…. Disa jane te pasherueshem!

    2. Une says:

      Mos te ka vene gje Saliu me zor me lexu temen ti?

  2. shvejku says:

    Si nuk ju vjen turp qe quani suksese investimet reklame te Erion Veliajt ne qender te Tiranes!
    Asnje nga keto rruge,perfshi sheshin Skenderbej nuk ishin te nevojshme per t’i investuar,para ish komunave qe u bene pjese e Bashkise se Tiranes me nje gjendje te mjerueshme!
    Por ne Yzberisht nuk i behet reklame Veliajt,prandaj ben propagande boshe me qendren e Tiranes!
    Yzberishti 3 km larg qendres se Tiranes jetohet si ne GETO pa asnje akses pushimi,pa le qe nuk ka asnje cerdhe,kopesht e shkolle per mbi 5 mije femije!

    1. aleanca PD-Leshedhi says:

      Po Basha ca beri mer tyc? Ai la nam qe diten e inagurimit kur therri dashin te shkallet e bashkise duke lemerisur mire ne sa jemi mesuar me barbaret e Vicidolit por edhe te huajt.

  3. Banor te rruga dibres says:

    Ore a jeni ne vete ju apo jo ? Te pakten ju te medias
    Rruga Dibres eshte gjith gunga gjith gropa ca rikonstruksioni eshte bere ?? paska fol sadri abazi pupuu turp, sadri abazi nji hajdut tenderash po na flet per rruget e tiranes qe ai vet te pallatet qe ka ndertu te treni , i ka lene rruget gjith gropa ptu mashtrusa

  4. alphade says:

    Z. Erion ! Lexo keto rreshta ! Ka nje grup punetoresh prej 8-9
    veta qe kane 3 dit qe po punojne te Unaza e Lanes, ne hyrje
    te xhamia e Tabakeve. Kane 3 dite me 10-15 metra trotuar.
    Nuk di cfare pune bejne keta 8-9 punetore qe ende vazhdojne
    te zvarriten poshte e lart kot se koti dhe ende nuk kane perfun-
    duar 10-15 metea trotuar. Kete 10-15 metrin dhe 8-9 punetoret
    shic e shikon e kam perseritur disa here per te treguar se keta
    punetore jane ca dembele qe ne Amerike do te ngordhnin rru-
    geve ! C’behet keshtu more zoterinj ????

  5. sokol says:

    Po pallatet paralel me rrugen ? ju si gazatare duhet ti kishit nxjerre se ne ate rruge paralel eshte bere kerdija me pallate te reja ,une ja kam dhene voten qe mos te ndertohej asnje pallat ne tirane,se keshtu ishte premtimi , <>,

  6. dori says:

    Ku I ka bashkia tramvajet ne tirane ,apo tunelet nentoke per makinat,se na qelben autobuzat me nafte,,,,pika qe ste bie jarabi,edhe adis abeba ka tramvaj (etiopi)……

    1. Lori says:

      Ata i ka marre persiper Basha qe s’nguli nje gozhde per 4-vjet.
      N.q.se je milet vicitoli nuk ja vlen qe te perpiqem me te mbush ate rradaken e vockel se ta ka mbush Saliu.
      N.q.se je thjesht nje ballkanas i pakenaqur qe je ulur te kafeneja iduke u anku per c’do gje ne vend qe te vlersosh punen qe po ben Veliaj atehere vazhdo dhe falu me byth perpjete se ndoshta allahu mund te hedhi ndonje tramvaj ne koke

  7. Alphade says:

    Dori,do te ishte fatkeqesi e madhe per tiranen,
    Nese do te ndertohej tramwaj qe I perket shek.
    18-te .
    Lereni deliret e lulushit e saliut…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje