Samir Mane bën realitet ëndrrën e familjes Sorra për një shtëpi të re 

12 Maj 2018, 12:00Sociale TEMA
Samir Mane bën realitet ëndrrën e familjes Sorra për

Të gjithë e kujtojnë historinë e trishtë të familjes Sorra, transmetuar rreth dy muaj më parë në media.

Kushtet e jetesës ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Teksa sot ai nuk jeton më, familja e tij, bashkëshortja dhe tre femijet, kanë tashmë një shtepi të re e të ngrohte.

Ishte vetë Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin, i cili pasi degjoi historinë ju përgjigj menjëhere thirrjes së Fundjave Ndryshe për të rindërtuar shtëpine e familjes Sorra.

Humbja e kryefamiljarit është e pazevendësueshme, por krijimi i kushteve për nje jetesë më të mirë do tjua lehtesojë sadopak dhimbjen familjes Sorra.

Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë Z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

Lini një Përgjigje