FOTOT/ Banorët e Njësisë 7 me një kënd të ri, ja si është transformuar sheshi “Shefqet Musaraj”

11 Maj 2018, 19:20Sociale TEMA
FOTOT/ Banorët e Njësisë 7 me një kënd të ri, ja

Pak muaj më parë pjesa mes bllokut të pallateve në rrugën “Shefqet Musaraj”, pranë zonës së njohur si ish-NSHRAK-u, ishte një hapësirë totalisht e degraduar dhe që shërbente për parkime makinash vend e pa vend.

Sot falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, e gjithë kjo hapësirë po u kthehet banorëve të zonës si një kënd rekreativ, i pajisur me të gjithë infrastrukturën e duhur që nga trotuaret, stolat, ndriçimi, lulishtet, pemët etj.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga transformimi i këtij sheshi, çka në fakt përbën një investim të munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim të mbajtur për banorët.

“Pak nga pak çdo ditë, pa zhurmë e rrokopujë, po merr formë sheshi “Shefqet Musaraj”, te Njësia nr. 7. Jo veç në qendër, po në çdo cep të Tiranës! Gjëra të vogla, me dashuri të madhe!”, shkruan Veliaj për punën e kryer në këtë projekt.

4 komente në “FOTOT/ Banorët e Njësisë 7 me një kënd të ri, ja si është transformuar sheshi “Shefqet Musaraj””

  1. Agim says:

    u mbaruan guret e lir metes..ja paskan futur me tulla….o albaniston, suksese,re tej….
    do kete investuar mamaja e veliajt…

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Po gjynah mo lali Eri gjynah. Ti aty mund te kishe ngritur ndonje kulle

  3. Arjan says:

    Perse qelbesirat e Bashkise kane nderprere punimet ne bllokun Sali Butka?? Lali plera, pasi mbushi parkun prane policise bashkiake me kullat e Besos, tani perpiqet te mashtroje banoret e kesaj lagjeje me nje lulishte mizerabel qe po ndertohet midis allateve tek Sali Butka, ku eshte hedhur nje sasi e madhe dheu prej 1 muaji dhe vendin e ka pushtuar lluca. Ptuh….qelbesira! Guxoni ti merrni serisht vota per Lali Lekut..se nje ca…zo do.merni!

  4. pensionisti says:

    Si banor i ketij blloku e me shtepi prane ketij sheshi, i ndertuar shume bukur, por i mungon ajo qe do ta quaja qershia mbi torte .
    I mungon “KENDI I LOJNAVE PER FEMIJET”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje