Një familje me pesë persona, përfshirë një fëmijë tetëvjeçar, ka kryer një sulm me bombë në një stacion të policisë në Surabaya.
Si pasojë e sulmit kanë mbetur të vrarë të paktën katër persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë.
Siç bëhet e ditur, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 8.50 të mëngjesit.
Policia konfirmoi se sulmi u krye nga një familje prej pesë personash, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeçar.
Sipas mediave të huaja sulmi me bombë vjen vetëm një ditë pasi 13 vetë u vranë në një qytet në Indonezi gjatë bombardimeve të koordinuara vetëvrasëse që ndodhën në tri kisha. (TemA)