Lakuriqësia e opinionistëve të përdorur prej regjisorit të thashethemeve

17 Maj 2018, 09:22Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Kryeministrin Edi Rama e ka gjetur belaja. Një pjesë e opinionistëve politikë rreken më shumë se një herë për t’i mbushur mendjen miletit se Rama ka situata konflikti me ministrat e tij. Këtë e thonë ata që shkruajnë kundër tij dhe e thonë me një siguri “bindëse”, duke na lënë të besohet midis rreshtash se këto të dhëna i kanë nga brenda stafit të Ramës. Demek, stafi kryeministror përdor kritikët e kryeministrit që të lëshojë mesazhe publike kundër bashkëpunëtorëve të vetë në qeveri e parti!!!

Ai që u fokusua kohët e fundit është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke mos ia mohuar rezultatet në punë, opinionistët nuk ngurronin të nënvizonin hera-herës se ministri ka kontradikta të forta me kryeministrin, apo që është nga të vetmit që nuk pranon ndërhyrje në punën e vetë. Insinuata arrin kulmin që edhe dosjen penale të dënimit të të vëllait, Agronit, ia lanë si kopili në derë kryeministrit.

Situata është e njëjtë me atë që ndodhi edhe me ish ministrin Tahiri ku, deri pa hequr dorë nga mandati i deputetit, opinionistët politikë shkruanin për një pengmarrje që secili i kish bërë tjetrit me anë të shantazhit. Flitej për dosje, përgjime, raste korrupsioni, trafiqe, implikime kriminale, e lloj-lloj imagjinatash që këto mendje brilante i përcillnin opinionit publik.

Në të dyja rastet, qëllimi është i qartë; të krijohet një situatë konflikti dhe mosbesimi midis kryeministrit dhe ministrave të tij ku secili të ngrejë hije dyshimi për njëri-tjetrin. Edhe nëse ata nuk bien preh e kësaj loje të shëmtuar politike, këtyre opinionistëve u mjafton qoftë edhe fakti që dynjaja ta krijojë këtë bindje, atë që brenda kabinetit ka luftë klanesh, klane që luftojnë për të eliminuar tjetrin, për ta rrëzuar nga pushteti dhe për të fuqizuar pushtet personal po në dëm të tjetrit.

Natyrisht, nuk mund ta mohosh se nuk ia kanë arritur qëllimit që këtë mjegullnajë që hedhin ku të mundin ta ngjizin kudo ku kanë gjetur naivë që u besojnë, pasi shihen edhe reagimet e njerëzve në mediet sociale, apo në telefonatat e drejtpërdrejta në emisionet televizive ku shfaqin një ndjenjë dyshime se diç ndodh në kupolën qeverisëse.

Fantazia arrin deri aty saqë ministrit Xhafaj i veshin një super mbështetje nga faktori ndërkombëtar  gjë e cila paska trembur kryeministrin të cilit, pas kësaj, i druhet frikës se Fatmir Xhafaj do ta zëvendësojë në krye të qeverisë. Pasi ta ketë rrëzuar, kuptohet!

Ajo që këta opinionistë nuk arrijnë të argumentojnë dot është se, ku konsiston interesi madhor i kryeministrit Rama që të telendisë faqe botës ministrat e tij, që i ka zgjedhur vetë me vullnet të lirë?! Se, që t’i nxjerrësh direkt a indirekt dosje ministrit a vëllait të tij, vetëm e vetëm që t’ia ulësh autoritetin ministrit e për rrjedhojë ai të largohet vetë që ti të shpëtosh prej tij, e pastaj të dalësh po vetë, në Kuvend apo media e ta mbrosh publikisht, kjo s’ka prapanicë të qëndrojë. Kjo është ta trajtosh një kryeministër si Rama, si një amator që ka hyrë këto ditë në politikë.

Fundja, çdo sulm e akuzë që bëhet ndaj një pjesëtari të qeverisë, nga më i rëndësishmi e deri tek më periferiku, reflektohet në goditje të imazhit politik të vetë qeverisë në tërësi e kryeministrit në veçanti, brenda e jashtë Shqipërisë. Kjo pastaj ndikon edhe në rang partie, sepse si e tillë ajo merr pjesë në zgjedhje dhe padyshim që çdo njollosje ministri ka edhe kosto politike elektorale.

Kur ti si kryeministër ke përballë një opozitë të hallakatur, që di veçse të ndotë me vezë muret e ministrisë së Brendshme, si mund t’ia lejosh vetes t’i hysh belave të tilla duke i dhënë lëndë të parë opozitës për të të goditur politikisht, pse jo edhe penalisht?! Ja pra që, alibia e ngritur me aq mund e djallëzi për një kryeministër që ia ka me të futur ministrit të vetë, apo që një ish ministër qenka bërë palë me opozitën për të goditur kryeministrit, janë thjesht një strategji baltosje vetëm e vetëm për të ngjallur neveri në popull për qeverinë në tërësi dhe kryeministrin në veçanti.

Natyrisht që gjatë punës në kolegjialitet do të ketë edhe debate në të mirë të punës, por këto nuk mund t’i shiten publikut si luftë bërrylash, pa marrë mundim as t’i pyesësh protagonistët, por thjesht duke dalë në konkluzion se kështu e percepton situatën X opinionist.

Fatmirësisht, edhe goditja e sajuar që iu bë ministrit Xhafaj me audio-përgjimin e famshëm, rezultoi një flluskë sapuni. Këta opinionistë të përdorur, duhet të kërkojnë ndjesë që u bënë pjesë e një skenari të pistë të gatuar në kuzhinë thashethemesh. E, në mos paçin guxim ta bëjnë, të paktën të heqin dorë nga teoritë konspirative me lojë luftash që demek luhen brenda qeverisë. Nuk ua kemi për borxh që këto lojëra bërrylash për pushtet brenda partisë, që në realitet luhen në godinën e SHQUP-it, t’ia shesin opinionit sikur ndodhin në kabinetin qeveritar. Regjisori i filmit me metrazh 3 minutash i titulluar “Bashkëpunëtori X”, e nxori këtë kategori opinionistësh lakuriq. Për të zezën e tyre!(TemA)

16 komente në “Lakuriqësia e opinionistëve të përdorur prej regjisorit të thashethemeve”

  1. Iliri says:

    Shkrim shume real.Opinionistet qe dalin neper tv jane thashe themexhijte dhe dashakeqet e ketij vendi qe zgjatojne ne infinit si te verteta absolute ato qe nxjerr nga goja plaku i rjedhur.Ata jo vetem qe nuk thone nee opinionet e tyre asgje te vertete por thone ca gjera qe as vet nuk i besojne.Tipik eshte Prec Zogaj qe me ate qetesine kur flet te ben ta degjosh por degjon cfare nxjerr nga goja te ben te vjellesh.Ne shqiperi duhet nje ligj qe dhe keta pseudo analiste ose te bejne analize mbi te verteta ose te denohen me ligj per genjeshtrat qe ata thone .Ketu te ne si ne asnje vend te botes ndodh kjo gje

  2. Joni says:

    Ne Shqiperi eshte gjeja me e thjeshte te hapesh nje emision,ku mjafton te gjesh njerez te pa kenaqur nga nje pushtet apo nje tjeter dhe ti quash “analiste”,qe me perceptimin tim dhe popullit aq sa degjojme,nuk gje tjeter vete ca karagjoze duke thene karagjozlliqe.Rasti i Artur Zhejit ku shkruante ne nje gazete se Rama po sjell lufte civile. Ky nuk ka faj te mendoje ne kete menyre se honoraret ky i mer tek Monika. Shikojini emisionet e tyre,Zheji therret ne emision Arjan Çanin,Arjani therret Zhejin, Fevziu therret Çanin,Çani therret Fevziun e me rradhe si Eni Vasili dhe Ylli Rakipi. Keta analiste na kujtojne librin “Mergata e Qyqeve”qe dhe pse ne mergim kishin formuar qeverine e tyre duke filluar te Presidenti,Kryeministri e me radhe. Keshtu dhe keta sa here qe krijohet ndonje situate jo e zakonte qe eshte e pazakonte,keta o burra emision ku ti mbushin mendjen popullit dhe duke i fyer inteligjencen ketij te fundit se po afron lufta civile. Iku koha ku Berisha thoshte se e merte pushtetin vetem me mamurrasit,iku koha kur Ilir Meta toshte se armatos njerezit,sot ju o fallexhinj qe bisedoni neper skuta dhe duke ferkuar barkun se po plas ndonje gje dhe o burra te kapim ndonje post. Jeni zhargoni me i felliqur dhe me epitete sipas karaktereve. Ju keshilloj shum miqesisht krijoni shoqaten me emrin siÇ kam fytyren kam dhe mendimin,si simbol merni Afrim Lelen. Jeni ne hall te madh,po me qetesi dhe dashuri prisni verdiktin. Kumarzi qe luani me ndjenjat dhe shqetesimet e njerezve te sakatuar nga drejtesia dhe fukaralleku, qofshi ju per ate qe jeni.

    1. undefined says:

      Koment shume I sakte mbase me shume se shkrimi i gazetarit.

      1. albaniafirst says:

        sakte

  3. lalai says:

    Që vetëm ne nje vënd të çmendur dhe IDIOT-ësh si shqipëria gjen ANAL-istë që flasin me kompetencë për çdo gje ai vënd është.
    Një ANAL-ist e gjen të flasë dhe për ekonominë,politikën,historine…etj.

    Por nga ana tjetër të prerendosh që Albania është shtet sovran të bën të mendohesh mirë,pse jo dhe të qeshësh.
    Shqipëria është një vend karagjozësh dhe fshatarësh,të pa përgjegjëshem dhe i falimentuar për popullsine dhe OK për OLIGARKËT.
    Albania është vënd konsumator jo prodhues,konsumon çdo gjë nga IMPORTI,konsumon direktiva nga usa,be,ambasadorë dhe prodhon vetëm BYTHËLEPIRJE dhe Fshatarizma.

  4. "BOHOTINA" says:

    Bravo Altin! I mrekullueshem me kete analize. L ke goditur ne zemer mafiozet e SHQUPIT. Atje, nen regjine e nje perbindshi gatuhen keto teori konspirative.

  5. ferdi says:

    Edhe komenti ilirit tepër i saktë . për thashethemexhit duhet dënim me burg dhe heqje të licences së gazetarisë . janë njerëz me rrezikshmeri të lart komtare se me dizinformimin e tyre marin më qaf një popull të tërë . kta paloanalist duhet të jen përgjegjës për çfar nxierin nga goja e tyre neper studiot televizive. se nuk ngeli mashtrus ordiner pa baltosur njerez me pushtet me pa të drejt . kta duhet të përgjigjen para ligjit per ato qe nxierin nga goja .atehere punët e politikës do shkojn më mirë se sot ne televizionet tona . të shan ishari dhe të baltos zagari.

  6. Astriti says:

    Kazan me m…

  7. Spartaku says:

    Shume drejte,shume sakt.Zoti KETRO!Shume shtremberime bejne analistet,sidomos ata te Fevziut qe eshte nje emision qe nuk shihet dot. Kreret e opozites,bejne shume shpifje e baltosje kundra qeverise se Edi Rames.Por me e keqja eshte se pranohen nga keta analist te kazanit,si te verteta.Pd-ke perfiton nga keto shpifje,se ka rreth vehtes disa injorant,qe nuk kane llogjik,heqin si puna e kaut,dhe qe jane te hurit e te litarit.Pra nga ky kontigjent njerzish injorant pd-ke me ne krye kriminelet Berisha e Basha,bejne sot reprazalje,rremuje,shkaterrime, çirrje e gerthitje histerike per te rrezuar qeverine.Nga keto gjera te padrejta,populli eshte merzitur shume me kete opozite,qe nuk ka shpresa te vije ne pushtet.Keta te vrasin sot qe nuk jane ne pushtet,po sikur te beje vaki te vijne neser,ata nuk mbahen,dhe pastaj mjere ky vend.Pd-ke kete nuk e kupton,se me force,pushteti nuk meret kurre,se jemi ne demokraci.Per ç’fare e duam nje opozite qe shan e shkaterron ç’do dite? Me mire djepja boshe se sa shejtani brenda.Pershendethe zoti Ketro.

  8. Mallakastra says:

    Bravo Altin Ketro te pershendes e te uroj me te miren e mundeshme.

  9. vali says:

    analiza e bere nga gazetari dhe komenti i Jonit jane bere ne menyre te shkelqyer.Ketu nuk ka analiste se po te jene te tille para se te dalin ne banaqet e tv dhe te marrin pagesen qe u behet nga keto media duhet te hulumtojne me pare per ceshtjen pastaj te flasin.Keta nuk jane analiste por an-hale-iste te sponsorizuar nga shqupi.

  10. Maelga says:

    O Ketro. Per temen ke shume te drejte, opinionistet ta shpifin.
    Por ti ki kujdes gjuhen me te cilen shkruan.
    “Demek” eshte turqisht i dashur. Eshte folja “me thene” ne shqip. Kurse per rrethanen qe e ke perdorur ti ne shqip kemi fjalen shqip “gjoja”.

  11. Alban Dega says:

    HAJDE E MOS I BESONI MARIONETAVE
    TE MARESHALLIT TE BEOGRADIT !

    From: Alban Dega
    Date: May 11, 2018 at 12:36:48 PM EDT

    PERENDI E SHTETIT …
    SHEN DREJTESIA !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    BANDA E GANGOVE
    KA SHKALLUAR
    SE I PLASI KOKA(INA)
    NE DUAR !
    JO ATIJ POR
    DOLIVICIT
    TE DY JANE
    VEC ZOGJ KERRIQIT !
    E HENGRI
    DHE HOR BESIMI
    LAKU SHKON
    TEK SALADINI !
    FLAKA DEL
    FILL PAS TYMI
    TYM I ZI
    MAFIAS NE
    SHQIPERI
    NE KRYE TE SAJ
    SHOKU SALI
    KRYEPESHKU
    NE TEPSI
    PESHQ TE MEDHENJ
    NE RADHE PAS TIJ
    NE DAC NE PARTI
    E NE DAC NE SHPI!
    RROFSH E QOFSH
    O ZOT DREJTESI!
    EDHE VONON
    POR KURRE
    S’ VDES TI !
    PO I VJEN FUNDI
    SALIQIT
    ZEMRA E SHTETIT
    ESHTE VECSE
    PREJ LIGJIT!
    NE GRAHMA
    TE FUNDIT
    SALIKRACIA
    SHPIRTI I SHTETIT
    ESHTE DREJTESIA
    DRIDHET MULI
    E LUL HAJNIA
    KAPLON SALEN
    DREQ… CMENDURIA
    MONA CIZMEN
    TRONDIT HISTERIA!
    YLL MAVRINE.
    KAP LEMERIA !
    ALIBE GEBELSIN
    TRONDIT CMENDURIA
    CMENDURIA E TERBIMI
    NGA DREJTESIA E ZOTERI VETINGI
    NE DOSJE TE TYRE
    KEMBEKRYQ
    KUSARIA- KRIMI.
    NE KLD TEK MINISTRIA
    KAMIKAZE I PAT SALÍA
    NUK I SHPETON
    AS GJURULLDIA
    NE HORIZONT
    U FEKET QELIA !
    NE GRAHMA TE FUNDIT.
    SOT MAFIA !
    VRANE ME PLUMBA
    VRASIN ME FJALE
    SHPATE INTRIGAT
    JATAGAN SINGINE
    VICIDOL SHTRIGAT
    NASTRADIN SALINE
    UA LEVIZE FIJET
    NEN SURDINE
    VEC KAMIKAZIN
    TA BEJNE ATA DINE
    GJITHNJE ZGJEDHIN
    ME TE MIRIN
    KRYQEZUAN ARTEN
    TANI FATMIRIN !
    ME TYMUESE
    E MIELL TE BARDHE
    SHOHIN FUNDIN
    CUNAM TU ARDHE
    SE KRIMI PAANE
    PO U DEL DARDHE
    PANIKU TMERRI
    TERBIM LEMERIA
    BUZEQESHKRYEPESHKU
    VETE MARESHALL SALIA
    KEMBET NE TIRANE
    KOKEN TEK SERBIA.
    KERCEN LUKUNIA
    SE KANE PREJ QEFIT
    SE KANE PREJ GEZIMIT
    E KANE PREJ HALLIT
    E KANE PREJ TERBIMIT !
    HIDHET KRYEPESHKU
    E KA PREJ ZAVALIT
    BANDA E GANGSTERVE
    ESHTE NE PIKE TE HALLIT
    I PARI NE VALLE
    GJITHNJE BUZAGAZ
    PARA E MBRAPA
    NJEMIJE KAMIKAZ!
    TRONDIT PANIKU
    TE PARIN E TE FUNDIT
    TOKA NEN KEMBE
    I SHKET MAFI
    KATUNDIT
    SE BUZEQESH MIRE
    KUSH QESH I FUNDIT
    TERBIM LEMERIA
    NE AGONI MAFIA
    PO RILIND SHQIPERIA
    OKSIGJEN LIGJI
    SHPETIM DREJTESIA!
    FESTE E MADHE
    PO VJEN TEK
    SHQIPERIA
    NE FRON PO VIHET
    VETE PERENDIA
    EMRI I SAJ ESHTE
    SHEN DREJTESIA!

  12. Franci says:

    Sidomos ata qe therret Fevzo ne opinion jane llumi i gazetarise shqiptare.

  13. @ says:

    Ky “Ketri” i Rames eshte po aq i ceket dhe banal, njelloj fare, si ata te SHQUP-it, qe ai gjoja i pergojon. Prandaj, sado te perpiqen sahanlepiresit e te gjitha ngjyrave ne Shqiperi, te majte e te djathte, te qendres e te skutave, qe te lajne mutin e politikes me shurren e tyre, ai eshte bere kapice dhe era e keqe i ka kapercyer tashme kufijte e vendit.

  14. Jimi says:

    Keta “opinionistet” vertet nuk e dine qe kr/ministri me vullneti e tij te lire dhe me te drejten qe i njehe kushtetuta, i zgjedh dhe i shkarkon ministrat ne raste se nuk realizojne detyrat qe ai u ngarkon? Apo keta e dine se ministrat zgjedhin dhe shkarkojne kr/ministrin!?
    Madje kr/ministri ne rast te nje presioni te padeshirushem, nese do ti imponoheshin nga rrethanat e krijuara, ai pa asnje medyshje mund te shkarkoje tere kabinetin dhe te kerkoj formimin e nje kabineti te ri, ne rast te kundert mund te krijoje edhe krize qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje