Një masakër u shmang në në një shkollë në Illinois, SHBA, ku një ish-student u fut me armë zjarri në kampus. Ngjarja ka ndodhur rreth 160 km në perëndim të Çikagos.
Personi që hapi zjarr është një ish-nxënës i përjashtuar, i cili u përpoq të hapte zjarr në një sallë ku nxënësit e tjerë po bënin prova për ceremoninë e diplomimit.
Fillimisht ai ka hapur zjarr në korridor, por më pas është neutralizuar nga një agjent policie.
Përveç agresorit, nuk ka të tjerë të lënduar. Ai është dërguar në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes. (TemA TV)