Në një shkrim të dedikuar zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, e përditshmja prestigjioze “The Indipendent” paralajmëron se tashmë Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, me synim që ta shndërrojë këtë të fundit në një bazë nga ku të përhapë destabilitet në të gjithë rajonin tonë.
Sipas kësaj të përditshme, destabilizimi i Ballkanit është shndërruar tashmë në synimin parësor të politikës së jashtme ruse, pasi integrimi i rajonit tonë do të kompletonte një bllok solid vendesh europiane nga Skandinavia deri në Egje.
“Rusia e ka të pamundur të përballet me këtë bllok. Shansi i saj i vetëm përballë Europës është të përballojë shtetet e tjera tek e tek”, shkruan midis të tjerash “Independent”, e cila fokusohet në vijim të shkrimit në zhvillimet në vendin tonë.
Sipas kësaj gazete, nuk është një rastësi që në këtë moment ku Rusia shfaqet shumë agresive në politikën e saj të jashtme, u gjetën brenda natës një milionë dollarë për të financuar fushatën e PD.
Ndaj, “Independent” del në përfundimin se “afrimi i PD me administratën e Trump, falë fondeve ruse, do të krijonte tek shqiptarët pro-amerikanë ndjesinë që kjo forcë ishte e parapëlqyera e administratës amerikane, duke i dhënë një avantazh në zgjedhje”.
Por, tabloidi vazhdon më tej, duke arritur në përfundimin se: “Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar”.
Në artikull, një rëndësi i kushtohet edhe procesit të vetingut, për të cilin shkruhet: “Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike”.
Lexoni artikulli e plotë të “The Independent” në shqip, ose në original në linkun e bashkangjitur në fund të kësaj faqe.
Përse një Ballkan në BE është një problem i madh për Putin?
Duke e parë veten gjithmonë e më shumë jashtë Perëndimit në Siri, Vladimir Putini po i kthen sytë drejt një çmimi shumë më të madh në fiksimin e vet të përhershëm për të minuar kohezionin gjeopolitik të Europës.
Siç deklaroi ideologu kryesor ndërkombëtar i Rusisë, Sergei Karaganov: “Të paktën gjatë dekadës së fundit, bota ka dëshmuar fundin e hegjemonisë 500-vjeçare të Perëndimit”.
Rusia është e vendosur të përshpejtojë këtë fund duke inkurajuar çdo lëvizje që dobëson kohezionin e Bashkimit Europian.
“Der Spiegel” raporton që Shërbimi Inteligjent Gjerman BND, i barazvlefshmi i MI5, ka prova se hakerat Rusë mbështetën forcat separatist në Katalonjë.
Një ndarje e Spanjës, menjëherë pas Brexit, e dobëson unitetin e BE-së, që është një qëllim kryesor i politikës së jashtme të Kremlinit.
Pasi dërrmoi gjermanët në 1945-n dhe mori kontrollin mbi gjysmën e Europës, Rusia ndihej sikur kishte më në fund fuqi hegjemonike në kopshtin e vet Europian.
Britania, nën një qeveri laburiste shumë anti-komuniste drejtuar nga patriotë dhe figura mosbesuese ndaj Moskës si Clement Attlee dhe Ernest Bevin, krijoi një aleancë me Uashingtonin që ndryshe nga ajo e 1920, i mbajti SHBA-të “të ankoruar” në Europë.
Por, NATO-ja nuk ishte aq e rëndësishme sa integrimi ekonomik europian që nisi në 1950-n dhe gradualisht përfshiu të gjithë shtetet e Europës Perëndimore deri më 1990-n.
Arsenali bërthamor i Bashkimit Sovjetik, tanket dhe anijet në ndryshkje, gjeneralët që u ishin hequr medaljet nuk mundën ta ruanin fuqinë absolute të Rusisë, ndërsa Europa komuniste filloi të shihte mirëqënien dhe jetën cilësore të qytetarëve të Bashkimit Europian dhe vendosi që atë donin edhe ata.
Rusia mund të përballonte Amerikën e largët në marrëdhëniet dypalëshe, por nuk duronte dot idenë e një Europe të bashkuar që foli njëzëri për Krimenë, kur sanksionoi Gazpromin apo kur mbështeti Britaninë lidhur me helmimet në Salisbury.
Putin preferon marrëdhëniet dypalëshe me kombe individuale në Europë dhe nuk duron dot idenë e 28 kombe-shtet që bien dakort mbi çdo lloj politike të jashtme të përbashkët për ekonominë apo për sigurinë.
Prandaj Kremlini ndihmoi partitë anti-BE, si Fronti Kombëtar në Francë dhe u mundua të manipulonte mediat sociale gjatë fushatës së “Brexit”.
Ndarja e Europës në kombe e shtete të veçanta, të cilave t’u bëhet presion, copëtohen një nga një apo të miklohen me pakte energjitike dypalëshe që zëvendësojnë multilateralizmin e BE-së ëshë objektivi kryesor i politikës Ruse.
Beteja e ardhshme do të jetë në Ballkanin Perëndimor, ku BE ka thanë tashmë që pas gati dy dekadash që liheshin në pritje për anëtarësim në BE, gjashtë vendet, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia presin të anëtarësohen deri në 2025-n.
Popullsia e tyre në total është vetëm 18 milion – gati sa Austria dhe Hungaria. Siç u transformuan Irlanda, Portugalia dhe Greqia kur iu bashkuan Europës, dhe PBB i Polonisë, që ishte 50% i mesatares së BE-së kur iu bashkua Europës në 2004 dhe sot është 75%, këto vende të vogla të Europës juglindorë mund të shpresojnë që hyrja në BE do të jetë transformuese.
Gjëja e fundit që do të donte Kremlini është integrimi Europian i Ballkanit dhe formimi i një zinxhiri të pandashëm shtetesh anëtare të BE nga Egjeu deri në Alpe.
Që tani, Kremlin po përdor Serbinë si karrem duke mbështetur irredentistët serbë që refuzojnë të pranojnë se Kosova nuk do të kthehet në statusin e vet të mëparshëm si një provincë e kontrolluar nga serbët dhe e sunduar nga Beogradi.
Rusia vazhdon të luajë kartën sllave dhe ortodokse kundër mazhorancës muslimane të shtetit të Kosovës.
Agjensia Ruse e lajmeve “Sputnik” ka famë të madhe në Beograd dhe ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka vendosur një qendër të ndihmës humanitare në Serbi, e pajisur me personel me uniforma që krijojnë dyshime e mund të jenë ushtarë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç merr mësime rusishteje çdo mëngjes dhe ishte ndër të paktët lidera të huaj të pranishëm në Moskë në ceremoninë e inagurimit të mandatit të katërt presidencial të Presidentit Putin, më parë gjatë këtij muaji.
Tani Rusia po e kthen vëmendjen drejt Shqipërisë, ku Kryeministri socialist energjik e i suskesshëm në elektorat, Edi Rama, i trajnuar si artist në Francë, po shpreson të marrë aprovimin e “BE27” për të nisur sa më herët negociatat për anëtarësim.
Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili drejtoi Shqipërinë postkomuniste drejt një vorbulle të tmerrshme financiare, kur lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan qindra mijëra shqiptarëve investimet e një jete të tërë.
Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike.
Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia. Përkundrazi, i lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit.
875,000 dollarë iu paguan një lobisti amerikan që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie. Pyetja është, kush pagoi 875,000 dollarë?
Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, të gjitha tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi me seli në Uashington.
Pothuajse brenda natës iu dha gati një milionë dollarë Partisë Demokratike Shqiptare, të përdorura për afrimin e kësaj të fundit me administratën e Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë që ishte më afër me Trumpin.
Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar.
Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin.
Sot, drejtuesit e BE-së po takohen me drejtues të Ballkanit Perëndimor në Bullgari. Brukseli do të shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.
Ka shumë faktorë të që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupi lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj.
– Cfare pret akoma Drejtesia, Prokuroria dhe Z.Rama ?
– Shqiperia po perballet me plot sulme, pergjime, video idioteske te Cetes-PD me Berishen dhe Bashen dhe qe padyshim perkrahen nga RUSIA !
– Populli do qetesi dhe jo te degjoj dhe shikoje cdo dite keto spekulime per destabilizing te SHQIPERISE.
z. Rama keshtu eshte kur nuk vepron. Nuk mund te lesh te kaloje krimi qe Basha ka bere me ruset kunder Shqiperise. I ke lene mundesi ketyre mbeturinave qe te pergatisin keta mafiozlleqe te tjera kunder Shqiperise. Vetem fakti qe ju kane angazhuar kaq shume si qeveri dhe si grup parlamentar eshte shume negative. Njerezit e thjeshte nuk dine se keta jane mafioze dhe mashtrues dhe mendojne qe ka dicka te vertete. Fakti qe i vellai i z. Xhafa ka qene angazhuar ne trafik droge kur ishte i ri hedh hije te kota dyshimi. Duhet vepruar shpejt me keta maskarenj dhe te mos i lini ju te marrin fryme dhe jo anasjelltas.
Cdo beje Rama? Ai perfaqeson pushtetin ekzekutiv dhe jo prokurorine e gjykatat. E vetemja levizje legjitime e Rames eshte te mbeshtese vetingun dhe furnizoje sistemin e drejtesise me informacion real. Vetem nje gjykate e prokurori me mentalitet europian krijon stabilet ne Shqiperi. Perndryshe, po ti kerkojme Rames te denoje Bashen, thjesht kemi ndryshuar polaritetin e nje sistemi shtet- parti, ku momentalisht e ka fuqine Rama, ne nje cast tjeter nje Bashe i ardhshem.
O Moni,heshtja qe po mban kryeprokuroria Rama dhe qeverrija Rama ndaj 1.3 miljard dollareve te daluna “ilegalisht”,vetem ne fund ditet e mandatit te qeverrise Berisha,dhe kjo e deklaruar dhe nga FMN,po harruar tragjedite ne dete e toke si Gerdeci e 21 janari,dhe krushqine me Rusine,si presjon ndaj BE te deklaruar nga Rama,flet qarte se politika bastarde e Tiranes zyrtare ka kohe qe ne unison don ti fuse ujin nen rogoz BE dhe SHBA e kjo ngase te marre sebashku ata duan ti shpetojne Vettungut si pjese e ndergjegjeshme e pandeshkueshmerise ndaj mijra krimeve dhe superkorrupsioneve me autore aktive nga bandat blu-roze te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla ne dite e vite nga istitucione dhe me shume nga populli e medja.Ja pra ku qendron i fshehur djalli,dhe kjo nga pangopesia ne leke te piset dhe pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim, nen moton “nga eterit tek bijte,nipert e mbesat dhe mostrat e tyre”.Dhe kjo dukuri duket qarte te vazhdimi i qendrimit indiferet i krieprokurores Rama ndaj dosjeve te Berishes e Bashes me shoke e shoqe dhe reagimi i SHBA ndaj politikave qe po ndjek qeverria Rama.Dhe se fundi as qeverria ramovice dhe as berishavicerit e bashavicerit me metavicerit me shoke brenda dhe jashte Shqiperise kurre mos ti genjeje mendja e pushteti i rrembyer se mund ti shpetijne Vettingut qe eshte kerkuar me force nga populli,SHBA dhe BE.Se fundi c’do skenare i peshtire i rusit dhe i mbeshtetur ne hije e drite nga ps,pd,pr e lesh e lise do te deshtoje me turp dhe vite te shumta heqje lirie per te gjithe skenaritstet e ruseve putinjane brenda dhe jashte Shqiperise.Koha e cmendurise brss komuniste ka mbarruar.Besoni,binduni dhe refehuni nje here te vetme ne jete,qe populli,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshiroje sa nuke eshte vone.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak koha hecen ate nuke ka leke te piset apo pushtet qe ta ndale se e ka bekuar Zoti.
BE-ja dhe SHBA tallin bythen me shqiptaret , sepse ti si katunar ende nuk e di qe gjithe polikanet kryeosre shqiptare ( e sidomos edvini) jane vene ne krye nga perendimi e amerika….
”vettingu” behet qe te kene sa me shum te drejta pederastet ne shqiperi dhe ti hapet rruge totale degjenerimit te shqiptareve
PD, kurvëri kombëtare, sipas asaj që po mund të argumentohet.
Nese eshte e vertete ateher PD-ja, sidomos kokat e PD-se. Jan armiqt e shqiperise. E them me plotkuptimin e fjales: armiqt e shqiperise dhe miqt e armikut qe kemi me qindra vite.
Nqs Rusia si gjigant ekonomik dhe ushtarak investon ne shqiperi ne infrastruktur,ekonomi,bujqesi turizem per mendimin tim duhet te lidhemi me Rusin,vetem carterat me ruse do te sjellin miliarda euro ne ekonomi,fundja kapitalizmi eshte interes,na plasi b…per evropen!
Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish
KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
Keta nuk jane socialista….
Keta jane specialista !
Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
Jane bere mjeshter te gojoreve !
Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
Jo vetem pa thene!
Por as pa bere !
Vret me plumba!
Por vret edhe me fjale !
Vrases serial … !
E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
Amen !
From: Alban Dega
Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST
MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI PUTINIST I BANDES SE BERISHES
– Nga Alban Dega, Nju Jork
A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !
Syceltesi!
Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .
Nena e te gjitha te keqijave!
A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !
Miri, qenke rrote k…omunisti.
cfare po fiton nga evropa sot e 150 vite o nordk…?prostitucion,droge,trafik njerzor,coptim te trojeve,fukarallik,tallje deri ne poshterim o rrot k….onsumi,ndersa rusi po beri ofert konkrete ekonomike cfarek….kerkon ti?
Kjo eshte nje pralle komuniste.Perkundrazi ne kete kohe qe jemi ruset kane vershuar ne Shqiperi
per te blere troje apo shtepi dhe s u thote njeri gjysem fjale.Revista ne fjale sado prestigjioze ta quaj veten,ja fut kot fare,sepse e ka me te degjuar jo me te jetuar.Ka nje pjese te shqiptareve qe u shkelqen shpirti per draperin e cekanin,dhe keta mund ti gjesh vetem midis te majteve.Te tjerat jane lojra.Nderkombetaret te tere te mashtruar kane vite qe perkrahin komunistat shqiptarNderkometaret.Pa pike pergjegjesi kerkojne te hapet dosjet gjoja per te luftuar komunizmin.Po c kane qene spiunat,sherbetore te felliqur te komunizmit.Agallaret e komunizmit kane qene anetaret e Byrose politike,netaret e Komitetit qendror,sekretaret e Pare te Rretheve,Ministrat,Kryetaret e degeve te bbrendshme etj.Keta i urdheronin spiunat te pergjonin,te sajonin,apo te deshmonin gjyqeve kunder atyre qe komunizmi nuk i donte.BE per keta peshkaqene te komunizmit nuk thote asnje fjale perkundrazi i perkrah njerzit e tyre te kapin politiken dhe administraten shqiptare dhe ata shpikin,sajojne,montojne e ngrene kurthe kundershtareve te tyre politike,kunder atyre qe e rrezuan komunizmin dhe e orientuan vendin drejt perendimit kapitalist…