Petrit Vasili: Rama duhet marrë në ndjekje penale

17 Maj 2018, 18:44Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se kryeministri Rama duhet të ndiqet penalisht për atë që tha dje. Vasili u shpreh se deklaratat e djeshme të kryeministrit në lidhje me verifikimin e audio përgjimit tregon se Rama dhe Prokuroria janë një.

Petrit Vasili: Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike. Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qënkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset. Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit. Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë. 

Ky është testi i kapjes së prokurorisë. Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga casti në cast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intesive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin. 

Vasili tha se dëshmia e publikuar sot ishte shumë tronditëse, por jo surprizë për dekalratat që u dhanë nga Albert Veliu.

Petrit Vasili: Kjo ishte një dëshmi tronditëse, por ju e dini që nuk është një surprizë të dëgjojmë që shefat e policisë janë të implikuar. Ju e dini që një pjesë e kokave të drejtimit të policisë janë në arrati. U krijua mundësia që të largoheshin. Janë ata që kanë lejuar, mbështetur, sponsorizuar dhe përfituar miliona nga ky trafik dhe janë fajtorët kryesore në shtetin shqiptar që kryeministri i vendit i cili ka përdorur rrjetin kriminal të policisë për të inkurajuar trafiqet janë përgjegjësit kryesore për molepsjen me trafiqet e krimit të organizuar deri në qelizë.

8 komente në “Petrit Vasili: Rama duhet marrë në ndjekje penale”

  1. Doni says:

    Qirie VASILI, i ke pirë ilaqet???

    1. Salikrimineli says:

      Qirie Vasilo ja keshtu te duam.Burre me stsure dmth burre shteti.Me sy e mendje shqipyaret jene tk ti qirie vasillaqis.Po te kesh bere ndonje lek ik fshihu gjekundi se po e kruani bythen keq duke u tallur me popullin.

  2. Life is game says:

    I madh je zTit, dole qe dole prape sot! Isha i merzitur, por dole! Me shpetove humorin, qartesova mendjen! Ke vlera! Bene xheloz edhee gomeret!
    Ja ishte edhe nardi ne tv, por prape jo ti.
    Dukej prere: Kish rene km dhe ishte ngritur Basha. Fuku njehere afere KM, se mos shkon Basha sonte. Na duhet Km.
    Tit na beje ze ke kohe deri ne 12.

  3. Seferi says:

    Sipas ketij mediokri Vasili u lejoka qe PD me te cilin kurdisin prapaskena te perpiloj kaseta anti shtet,te incizoi ne kundershtim me ligjet, te shkeli ligjet e ketij vendi, keto marrezira i lejohen ketyre veprimeve mafioze dhe fashiste dhe nuk i lejohewt te dije dhe veproje kryeministri? Keto jane marrezira te ketyre mendjeve te coroditura.

  4. Loku says:

    Kete idjot e paguajn vetem per te thene budallalliqe shko o Petrit luaj domino ne Sali gerdecin

  5. Halimi says:

    Ti thuash idiot eshte pak. Po a nuk e di more njeri se audiopergjimi eshte ne cdo kompiuter dhe mund te verifikohet lehte nese eshte original apo I sajuar, e aq me teper qe km I ka te gjitha mundesite per ta verifikuar. Por sigurisht qe ti nuk mund ta dish sepse edhe vido teper e qarte e certifikuar edhe nga eksperte amerikane e likes duke vjedhur me bllok ne dore, nuk u njoh nga mender gjykata jone, e aq me teper lesh e lia e baba taku me cante te zeze. Si nuk pushover nje here more idiot, mut muti.

  6. Treviso says:

    O Zoti Vasili, po pse para teje do arrestohet Rama? Domethane qe je i pakulturu kur nuk respekton radhen.

  7. Lezina Sarreqit says:

    Vasili ka vendosur te flijohet per ata qe e mbajten me paren e vjedhur. Kauze e humbur , do shkoje per lesh dhije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje