Hapet sot Festivali i Dytë i Resë, ja kalendari i 10 ditëve aktivitetesh kulturore dhe artistike

18 Maj 2018, 10:35Sociale TEMA

Ngre siparin sot në mbrëmje edicioni i dytë i Festivalit të Resë ose “Cloud Fest”, i cili do të zhvillohet me rastin e 2-vjetorit të Resë së Fujimotos në Tiranë. Për 10 ditë me radhë të apasionuarit e artit, kulturës dhe muzikës do të kenë mundësi të ndjekin nga afër performanca të ndryshme artistike të luajtura nga 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët do të sjellin në Tiranë kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm.

Muzikë, valle, kërcim, letërsi, arte moderne, performanca të ndryshme artistike. Kjo është ajo që do të ofrojë Reja, duke nisur nga sot në mbrëmje me një performancë të krijuar posaçërisht për Festivalin e Resë nga artisti Klod Dedja me pjesëmarrjen speciale të Korit të TKOB-së dhe Bojken Lakos dhe për të përfunduar në një festë të madhe në 27 Maj. Drejtuesit e Resë dhe organizatorët e këtij festivali kanë përgatitur dhe një kalendar të ngjeshur aktivitetesh dhe performancash që do të shfaqen në këto 10 ditë feste, në mënyrë që çdo qytetar i Tiranës të gjejë veten.

Nuk do të mungojnë në këto ditë as performancat muzikore dhe të kërcimit nga Sllovenia, Gjermania, Greqia apo edhe Italia. Ndërkohë që orët e vona të mbrëmjes, kryesisht u janë rezervuar të rinjve me muzikë të luajtur nga Dj me emër, vendas dhe të huaj. Natyrisht që Festivali i Resë është vetëm fillimi i një vere të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike.

Më poshtë kalendari i plotë i aktiviteteve:

E Premte, Ora 20:00-20:30 – Ngurtë – Performancë posacërisht e krijuar për Festivalin e Resë nga artisti Klod Dedja me pjesëmarrjen speciale të Korit të TKOB-së dhe Bojken Lako.

Ora 20:30-22:00 -Plan B – Instalacion/Video/Performancë nga Edona Vatoci (Kosovë).

Ora 22:00-02:00 – Dj Proxy ose Oriada Gurakuqi, mikson zhanre dhe gjenerata me muzikën më të mirë bashkëkohore.

E Shtunë, Ora 19:00-20:00 – Defat e Pejës – Performancë muzikore nga Remzije Tafaj dhe Valbona Kekereshi (Kosovë).

Ora 21:00-22:10– Six feet deeper in the Cloud – Performancë zanore nga “My pretty little empire” (Shqipëri/Gjermani).

Ora 22:30-02:00– Muzikë nga DJ.

E Dielë, Ora 11:30-13:00 – Ëorkshop Kërcimi – Teknika bashkëkohore, Laborator Koreografie nga Daphnis Kokkinos (Greqi), i cili  do të mbajë një ëorkshop për kërcimtarë dhe balerinë profesionistë tek Reja.

Ora 18:00-19:00 – Etnoploč – Performancë Muzikore (Slloveni). Aleksander Ipavec, Piero Purich, Matej Špacapan të “Etnoploč” përfaqësojnë një përzierje muzikore me etni të ndryshme, që shtrihet nga kufijtë e Triestes (Itali) e deri në Ljubljanë.

Ora 19:30-19:45– Puthja e Vdekjes – Kërcim Bashkëkohor nga Veronika Chatzopoulou. Shfaqja është e konceptuar si një duet bazuar tek loja “joshëse” midis njeriut dhe vdekjes.

Ora 20:00-20:30 – Addio, Addio Amore – Një dedikim për Pinën – Danc Teatër nga Daphnis Kokkinos dhe Maria Adamopoulou (Greqi).

E Hënë, Ora 18:00-19:00 – Letërsia dhe Qyteti (I) – Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri). Gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli ftojnë në Re, shkrimtarë të ndryshëm për të diskutuar përballë një publiku, jo vetëm rrugëtimin e tyre letrar, por edhe për të prekur çështje sensitive të realitetit të sotëm.

Ora 20:00-21:30 – Klezmer Hebre/Kabare Berlineze – Performancë Muzikore nga KartsenTroyke dhe Daniel Ëeltlinger (Izrael).

Ora 22:00-00:00 – DJ Muzikë

E Martë, Ora 20:00-21:00 – Unë jam nga Austria si Ëolfi – Danc Teatër nga Kompania CUBE (Austri) – Christian Ubl (kërcim).Fabienne Gras (zë) dhe Laurie Fouvet (ndriçim).

Ora 21:00-22:00 – Thirrja e OM në Grup – Të ndihmojmë njerëzimin nëpërmjet OM-it” nga Bhakti Marga Meditim (Shqipëri). E harruar në kohë, kjo teknikë e lashtë shëruese në grup u riprezantua dhe risoll nga Masterat Shpirtërorë, Paramahamsa Vishëananda dhe Mahavatar Babaji, për të mbështetur Tokën dhe njerëzimin në këto kohë të vështira nevoje. Thirrja e OM në Grup e ndihmon njerëzimin nëpërmjet fuqisë së tingullit OM.

E Mërkurë, 10:00-13:00 – Tek Shkolla e Baletit – Dita I – Para audicionit. Trajnim “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë” nga Tomorr Kokona.

Ora 18:30-19:30 –  Hajdú Folk Dance – Performancë kërcimi nga Ansambli i Valleve Folklorike Debrecen (Hungari).

Ora 20:30-22:00 – Take Over (2017) and Mixed Behaviour Reloaded (2018), dy vepra nga Anri Sala të sjella tek REJA nga HARABEL. Të ftuar nga REJA, dhe duke filluar nga ora 20:30, Harabel do të prezantojë dy vepra të artistit Anri Sala.

Ora 22:00-02:00 – Dj Minimim

E Enjte, Ora 11:00-13:00 – Butoh ëorkshop – nga Sayoko Onishi (Japoni). Sayoko Onishi do të mbajë një ëorkshop të dancit butoh, për kërcimtarë, balerinë, aktorë profesionistë tek REJA.

Ora 18:00-19:00 – Letërsia dhe Qyteti (II) – Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri).

Ora 19:30-19:45 – Vortex – Danc bashkëkohor nga Rosella Pelliçiotti (Shqipëri). 10 min.

Ora 20:00-20:30 – Pranvera Siçiliane – Performancë kërcimi japonez Butoh nga Sayoko Onishi (Japoni).

E Premte, 10:00-13:00 – Tek Shkolla e Baletit – Dita II – Pas audicionit.

Ora 18:00-19:00 – POETEKA Reading Balkans “Shkrimtarët në Residencë”. Performancë letrare me shkrimtaren, gazetaren dhe psikologen Emina Žuna (Bosnjë-Hercegovina).

Ora 19:30-21:00 – Kërcim Egjiptian – nga Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit (Egjipt).

Ora 22:00-02:00 – Dj Muzikë

E shtunë, Ora 12:00-15:00 – Performancë live Body painting (piktura trupore) nga Valbona Bicker (AnglI/Shqipëri).

Ora 12:00-15:00 –  Performancë live Body painting (piktura trupore) nga Valbona Bicker (AnglI/Shqipëri).

Ora 21:00-02:00 – Si t’ia bëjmë Dashurisë? – “Një Simpozium për Dashurinë” konceptuar nga Mériam Korichi (Francë).

E Dielë, Ora 18:00-19:00 – Hip Hop – Performancë Hip Hop nga Arianna Puello (Spanjë).

Ora 20:00-21:00 – Kalàscima – Performancë Muzikore nga Riçardo Laganà, Federico Laganà, Riçardo Basile, Massimiliano De Marco, Luca Buçarella dhe Aldo Iezza (Itali).

27 Maj, 18:00-02:00

Reja- The Cloud

FESTA E PËRVJETORIT TË 2-të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje