Balla: Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?

18 Maj 2018, 12:41Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes.

Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës.

Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali.

“Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.

6 komente në “Balla: Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?”

  1. ela says:

    beheni pra ,hapini dosjet e mos na jepni deklarata,po familja e Remzi hoxhes a i ka prere shpresat? spo degjojme gje?

    1. I pandehuri says:

      Plotësisht dakort me ty ela!!!!!
      Keni atribute burrash apo vetëm llafe grash?

      1. BaBolja i SHQUPit says:

        Pergjigja eshte e detajuar ne editorialin e pak koheve me pare:
        https://goo.gl/URAu4u

  2. Bureto says:

    S’mund t’i thotë të gjitha Balla, se lista është tetër e gjatë. Kanë qënë disa që kanë shkruar herë pas here, në blogje të ndryshme, një listë me 255 gjëmë të Saleh Berishës e co. në këto 27 vjet, ku sigurisht në krye të listës qëndron Gërdeci dhe 21 Janari. Po për të hapur çështje penale kundër Sali Berishës nuk duhen 250 akuza, mjafton një, vetëm një e kopsitur në atë farë feje ku mos të ketë avokat apo gjykatë në botë që ta shpëtojë. Si me një, si me 101, burgu i sigurtë e pret. Pastaj të tjerat e për të tjerët me rradhë. Drejtësia mënon por nuk harron. Le të jetë ky rasti për ta vërtetuar, sidomos kur flitet për të ashtuquajturit të paprekshëm apo të pandëshkueshëm në Shqipëri. Shpresa e vetme mesa duket mbetet SPAK-u.

  3. Bureto says:

    S’mund t’i thotë të gjitha Balla, se lista është tepër e gjatë. Kanë qenë disa komentues që kanë patur durimin dhe kanë shkruar herë pas here, në blogje të ndryshme, një listë me 255 gjëmë të Saleh Berishës e co. në këto 27 vjet, ku sigurisht në krye të listës qëndron Gërdeci dhe 21 Janari, sepse edhe tragjedia në këto dy raste është rrënqethëse. Gjithësesi, për të hapur çështje penale kundër Sali Berishës nuk duhen 250 akuza, mjafton një, vetëm një e kopsitur në atë farë feje ku mos të ketë avokat apo gjykatë në botë që ta shpëtojë. Si me një, si me 101 akuza, burgu i sigurt e pret. Pastaj për krimet e tjera dhe për mëkatarët e tjerë me rradhë. Drejtësia mënon por nuk harron! Le të jetë ky rasti për ta vërtetuar këtë, sidomos kur flitet për të ashtuquajturit të paprekshëm apo të pandëshkueshëm në Shqipëri. Shpresa e vetme mesa duket mbetet SPAK-u.

  4. Bureto says:

    Ela! Janë mbi 200 akuza për Sali Berishën, të cilat përfshijnë 27 vitet e tranzicionit. Mjafton vetëm njëra, s’ka rëndësi se cila, që të jetë e kopsitur mirë e të mos ketë avokat e gjykatë në botë që të mund ta mbrojë dhe kështu të merret haka për të gjithë viktimat e tij dhe për gjithë zullumet që ka bërë në gjithë këto vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje