Dy turistë kanë rënë në një nga kanionet e “Shpellës së Pëllumbasit” në malin e Dajtit këtë të shtunë. Ngjarja ndodhi rreth mesditës dhe 2 personat ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptarë.
Njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk jepet ende dyshohet ta ketë marrë rrjedha e lumit, ndërsa tjetri me iniciale F.D. mbeti për disa orë i bllokuar në një grykë kanioni.
Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për ta shpëtuar.
Pas shoqërimit të tij në spital ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të turistit tjetër.
700 veta duke i dhënë mend njëri tjetrit… Renea e leshit ?