FOTOT/ Festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël, Ditmir Bushati shkon në Fushë-Arrëz

20 Maj 2018, 14:45Kulturë TEMA
FOTOT/ Festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte në Bashkinë e Fushë – Arrëzit ku gjatë këtyre tre ditëve u zhvillua festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor.

Në fjalën e tij, ministri Bushati u shpreh se artistët e së ardhmes janë një kontribut i pazëvendësueshëm për kulturën dhe traditën tonë në këtë kënd të Evropës.“Mikpritja dhe bujaria e Fushë-Arrëzit kanë bërë që fëmijë nga treva të tjera të Shqipërisë të vijnë në familjet e fëmijëve të kësaj zone, si një mundësi më e madhe për t’i miqësuar me njëri – tjetrin, për t’u njohur më mirë, për të kuptuar më shumë nga njëri – tjetri, për mësuar më shumë nga njëri – tjetri, për të rivalizuar dhe konkurruar njeri – tjetrin.”- u shpreh Bushati.

Shpirti i vëllazërisë, për Bushatin është një element që duhet mbështetur dhe çuar përpara, duke e bërë këtë festival mbarëkombëtar një shenjë dalluese të veçantë të Fushë- Arrëzit dhe promovim të talenteve shqiptare pavarësisht se ku ata jetojnë.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit Ministri Bushati inspektoi shkollën “Pjetër Arbnori”, e cila është në proçes rikonstruksioni me investim të qeverisë shqiptare me vlerën e 450 mln lek. Ministri Bushati mori pjesë në panairin me prodhime artizanale të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje