FOTOT: Zbulohet projekti për aeroportin e Vlorës, punimet nisin në qershor

20 Maj 2018, 12:27Sociale TEMA

Puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është duke vijuar sipas planifikimeve dhe pritshmëria është që diku nga muaji qershor të ketë fillim punimesh.

Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj u shpreh në një intervistë për ATSH-në se, nuk diskutohet që ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për vendin, ashtë siç janë dhe shtimi i disa linjave të tjera që ne jemi duke pritur që të ndodhin në muajt në vijim, qoftë me Izraelin, qoftë me Emiratet dhe disa vende të tjera ku negociatat janë në një fazë atë avancuar

Zv/ministri Xhafaj thekson se, “pritshmëria është që Shqipëria këtë vit do të ketë një sezon turistik më të mirë se të gjithë vitet e tjera dhe kjo do ta forcojë edhe më tepër si nevojën edhe bindjen e kompanive të huaja për të fluturuar në Shqipëri apo për të ndërtuar një aeroport tjetër pas atij të Vlorës”.

Në sezonin e ri turistik do të ketë 10 destinacione të reja fluturimesh direkte me Shqipërinë dhe 3 të tjera do të kenë dyfishim kapaciteti.

Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar linjat që do të funksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm edhe në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter, janë Helsinki-Tiranë me fluturim në periudhën 11 maj-28 shtator. Kopenhagen-Tiranë me fluturim në periudhën 2 qershor-18 gusht. Budapest-Tiranë. Moskë-Tiranë me fluturim në periudhën 19 qershor-11 shtator. Stokholm/Oslo/Goteborg me fluturim në periudhën 12 maj – 2 tetor. Goteborg-Tiranë me fluturim në periudhën 6 qershor – 3 tetor. Gdansk/Poznan/Warsaw/Prague/Katowice/LondonGatwick me periudhën e fluturimit nga qershori deri në shtator.

Ndërsa destinacionet e reja të përfshira janë: Tel-Aviv-Tiranë, me periudhën e fluturimit fund qershori deri në 26 tetor dhe Luton-Tiranë, me fluturim në periudhën 19 prill deri në 27 tetor. (ata)

3 komente në “FOTOT: Zbulohet projekti për aeroportin e Vlorës, punimet nisin në qershor”

  1. Labi says:

    Pallat sporti duket po e Bon turqit do dali kryeveper leshi

  2. O zoti zv.minister! A jeni në metro apo jo?Po ma afer keni Izraelin e Emiratet e Bashkuara apo Francën? A e din ti se në zonën e Lionit në France jetojnë me mijra shqiptare dhe nuk kanë linje direkte me Tiranën? Duhet te udhetojnë nepermjet Gjeneves, Podgorices apo Ankarase e Rromes për te arritur në Tiranë?Lereni fitimet personale e mendoni për popullin se shteti do te kete fitime ma te medha.

  3. Skodrinon says:

    Hahaha…përveç pllakave të banjës me të cilat kanë shtru aeroportin kanë vu dhe nji A380 jumbojet atje që mund të ulet vetëm në aeroportet më të mëdhenj të botës. Sa të fortë jeni, si nuk pyet askush pse aeroporti në Vlorë dhe ku do ndërtohet, a ja vlen kur distanca me atë të Tiranës është shum e afërt, pse nuk ndërtohet në Gjirokastër apo Tepelenë që të kenë akses tërë jugu? Çfarë do prishet për të ndërtuar këtë aeroport?…etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje