Trofeu i Kupës, sa shumë i kërkuar si në Korçë dhe në Laç

24 Maj 2018, 13:44Sport TEMA

Në kampionat, bardhekuqtë kanë qenë të pamëshirshëm dhe për asnjë moment nuk e kanë diskutuar titullin kampion.

Në Europë bënë historinë me kalimin e 4 tureve eliminatore dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, aty ku arritën të grumbullonin edhe 5 pikë me paraqitje fantastike.

Laçi niset inferior në këtë duel, por ndoshta dëshira është më e madhe te kurbinasit për të triumfuar. Një skuadër e mbushur me të rinj dhe lojtarë pa eksperiencë ndoshta finalja vjen në momentin e duhur për formacionin e Gentian Mezanit, që kërkon të lërë gjurmë këtë sezon, dhe ngritja e trofeut do të ishte mënyra perfekte.

Nuk ka diskutim që lojtarët e të dyja skuadrave e dëshirojnë në palmaresin e tyre këtë kupë, por më shumë se kushdo e duan trajnerët dhe presidentët.

Për Ilir Dajën Kupa është një sfidë, pasi edhe ai nuk e ka fituar më parë dy trofe njëherazi, për më tepër që një sukses i tillë do ta vendoste emrin e tij në piedestalin e trajnimit në Shqipëri. Edhe pse i ri në moshë dhe në karrierë, të njëjtën ambicie ka edhe Gentian Mezani, që debutimin në elitë si trajner kërkon ta bëjë me mënyrën e duhur. Një kupë që do t’i ngrejë akoma më shumë vlerat e tij, edhe pse tashmë ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Ç’mund të thuash për presidentët! Ardjan Takaj ndoshta në vitin më të vështirë, por jo në fushë, jashtë saj, kërkon të fitojë gjithçka. Kampionati dhe “Këpuca e Artë” janë pronë e korçarëve, Kupa është objektivi i radhës për t’u përqendruar më pas te beteja me UEFA-n.

Nëse për Skënderbeun problemet kanë qenë jashtë fushës, për Laçin vështirësitë e dy sezoneve të fundit kanë qenë të mëdha.

Presidenti Laska ka vuajtur jo pak, edicionin e kaluar siguroi mbijetesën mes vështirësive, ndërkohë që këtë sezon arriti maksimumin e mundshëm, pjesëmarrjen në Europë me një skuadër që në letër është më e dobët sesa shumë rivalë të kampionatit.

Triumfi në Kupë do të jetë një personale edhe për të, pasi do të ishte i 3-ti në historinë e Laçit, që korrenspondon me vitet e menaxhimit të tij. Skënderbeu – Laçi, një finale që ia vlen të mbyllë këtë edicion.

2 komente në “Trofeu i Kupës, sa shumë i kërkuar si në Korçë dhe në Laç”

  1. pleshti i kuq says:

    tani do te lozin seriozisht kurvat e korces??!!!
    Tani do te beje kurva si e ndershme!!!

  2. pleshti i kuq says:

    tani do te lozin seriozisht kurvat e korces??!!!!!
    Tani do te beje kurva si e ndershme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje