Kategoria Superiore ka ulur këtë të mërkurë siparin për sezonin 2017-2018 duke vulosur fundin e një kampionati turpshëm.
Për herë të parë në histori skuadra e Vllaznisë ka zbritur zyrtarisht nga Kategoria Superiore duke shënuar ditën më të errët të këtij klubi.
Edhe pse kuqeblutë fituan me Skënderbeun me rezultatin e thellë 1-5, në një ndeshje që ishte e turpshme dhe skandaloze në të gjitha aspektet, por që ishte përfolur që në fillim se do të ndodhte kështu dhe do ishte një fitore e lehtë për shkodranët.
Kjo fitore teatrale e Vllaznisë shënoi dhe fundin e një sezoni skandaloz për klubin kuqeblu që vit pas viti renditej në vendet e fundit duke shpëtuar vetën në takimet e fundit, por që këtë vit shkruajti një nga ditët më të zeza të këtij klubi.
Përgjegjsia kryesore që ka zhytur këtë klub në këtë gjëndje është kryebashkiakja Voltana Ademi që njëkohësisht është dhe presidentja e klubit, e cila me dështimin e saj si në krye të Bashkisë ashtu dhe në drejtim të skuadrës ka bërë që ta dërgojë këtë klub në Kategorinë Parë.
Një ngjarje e dhimbshme për sportdashësit shkodran të cilët për shkak të keqmenaxhimit që i kanë bërë kjo drejtuese klubit të Vllaznisë që është një nga asetet kryesore të atij qyteti, do të detyrohen që 100 vjetorin e krijimit të klubit ta festojnë në një Kategori më poshtë.
Kjo është një njollë e zezë për kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila e ka përdorur gjithnjë Vllazninë për intersa të saja politike.
U kujtua për Vllazninë vetëm në momentet e fundit dhe me veprimin më të shëmtuar dhe e bëri për interesin e saj politik dhe jo në interes të një klubi me histori.
Edhe pse ajo u mundua të bëntë një lojë të piste politike duke futur në lojë dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën për t’i dhënë një dorë për të mbijetuar për të arritur një marrveshje me Xhelal Mziun, sërish dështoi duke mos e bërë të mundur as këtë opsion.
Ajo sot nuk ka as moral dhe as fytyrë për t’i dal përpara legjendave të këtij klubi si Astrit Hafizi, Sabah Bizit, Rudi Vatës, Paulin Ndojës, Bardhyl Jerës etj, të cilët kanë dhënë maksimumin për të lartësuar emrin e këtij klubi legjendar, që Voltana po ua shkatërron.
Ajo sot ka përmbushur misionin e saj të vetëm që ka premtuar për skuadrën e Vllaznisë për ta dërguar këtë klub në Kategorinë e Parë siç e premtonte në fushtat elektorale të vitit 2015. (Fatjon Baze, TemA)
5 gola Skenderbeu nuk ka marre ne kupat e Europes me ekipe prestigjoze dhe jo me nga nje kal I ngordhur si Vllaznia. Kjo eshte fytyra e vertete e Skenderbeut te Korces qe per mendimin tim e ka hak ate denim qe ka marre nga UEFA, bile e ka pak.
Bajga Armando Duka e ka cuar futbollin tone ne nje zone teper te erret.
Ku kenaqet Voltana nga shpulla. Ajo do manallin brenda dhe nuk ngopet. Manallin, manallin, ate duan keto shkodranet e qullosura.
Nuk kane nevoje shkodranet te marrin pjese me kampionat komunist sepse jane antikomuniste dhe e kane per nder te luajne me skuadra antikomuniste si Korabi,Postriba,Besa,Luzi i madh,Shijaku,Puka,Tropoja etj.
Me vjene keq per Vllaznine por ju gazetaret para se te shkruani sigurohuni qe te thoni vetem vetem te verteta Nuk eshte hera e pare qe ekipi shkodran[ nga me te miret e vendit] bje nga katigoria por ka rene edhe ne kohen e monizmit
Kjo eshte ftyra me e deshtura e shkodres
Ne rralle te pare turp per futbollistet,nuk e meritojne ate fanele qe kane mbajtur veshur. Nese kane patur pretendime nga bashkia duhej tja benin te njohur publikut shkodrane. Nga superliga rane kater jave nga fundi kur nuk bene asgje ne ndeshjen direkte kunder Kamzes. Kamza ishte me e forte se Vllaznia dhe se Teuta e Armand Dukes, alias Esat Toptanit te Shqiperise se sotme. Ishte krim te binte nga kategoria para Vllaznise dhe Teutes. Partizani ja la Teutes dhe Kamzes eshte me per turp se ndeshja midis skenderbeut dhe vllaznise. Partizani pranoni te mos shkonte ne kupat e europes vetem te mbante Teuten ne superiore 4 jave para mbylljes se kampionatit. Kjo eshte superliga e Dukes.
Partizani ja futi Dukes ?
Po SAMI je teper i sakte, madje ne s’ gaboj ka rene dy here, ne vitin 1957 dhe 1962.
Lexoni mire historikun e futbollit. Vllaznia ka rene nga kategoria edhe ne vitin 1957.
Sakte!
ju kam thene nje jave me pare qe vllaznia bie .jo thjesht per fajin e voltanes po se ata djem kete meritojne.Ej njerez kujtohuni Voltana nuk luan futboll.jep para qe s’u munguan por s’i paten hallall.Kot tash,..mbase dhe Skenderbeu e meriton denimin.Me tallje se kaq s’mund te kishte.Suksese ne jete
E ku e gjeti fajin kjo gazete!
Bravo,tash kemi nje kut per me mat deshtimet tonagfootballin,presim rezultatet e boterorit per te mat pergormancen e qeverise,apo jo?