Nuk arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe Milanit, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa!

22 Maj 2018, 19:50Sport TEMA

Nga Nyoni i Zvicrës vjen një tjetër goditje e rëndë për Milanin.

UEFA i ka thënë jo akordit me klubin kuqezi për të hyrë në parametrat e fair-play-it financiar pasi plani që u ka paraqitur Fassone nuk i ka bindur drejtuesit e UEFA-s që merren këtë cështje të cilët 15 dhjetorin e kaluar kishin refuzuar të nënshkruanin një marrëveshje me Milanin.

Tashmë klubi kuqezi duhet të vuajë pasojat teksa deri në 15 qershor UEFA do të marrë një vendim.

Milani rrezikon një gjobë të majme dhe një paralajmërim por drejtuesit e klubit milanez i druhen më të keqes që do të ishte një bllokim i merkatos ose një përjashtim i mundshëm nga edicioni i ardhshëm i Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje