Vllaznia niset drejt Korçës me tre mungesa

22 Maj 2018, 16:54Sport TEMA

Vllaznia ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Skënderbeun dhe është nisur drejt Korçës për të luajtur 90 minutat e fundit, që do të vendosin, nëse do të mbijetojë ose jo në Superiore.

Grupi i lojtarëve nuk është i plotë për këtë transfertë. Mungesat janë tre dhe jo pak të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për lojtarë si Orelesi, Bardulla dhe Tafili, të tre të repartit të mesfushës. Është rikuperuar në kohë sulmuesi Andi Ribaj.

Pavarësisht këtyre mungesave, skuadra shkodrane ka besim se mund ta fitojë ndeshjen në Korçë, ku ekipi vendës nuk ka asnjë objektiv dhe do të dalë në fushë me shumë futbollistë të rinj.

Vllaznia duhet të marrë tri pikët, duke shpresuar gjithashtu që Kamza rivale të mundet në kryeqytet nga Partizani.

6 komente në “Vllaznia niset drejt Korçës me tre mungesa”

  1. Kryetari i bashkise says:

    eshte lajm per te mos e ven 2
    ajo prape dysh del !!!!
    shqiptare o parate dhe vllaznine ose asnje!!!!!!!!
    ndeshja rrezikon 2/1

  2. Kryetari i bashkise says:

    eshte lajm per te mos e ven 2 ….
    ajo prape dysh del !!!!
    shqiptare o parate dhe vllaznine ose asnje!!!!!!!!
    ndeshja rrezikon 2/1

  3. Kryetari i bashkise says:

    Mos e lidhni ndeshjen me asnje tjeter se ka me ju djege
    vetem vllaznine 2

  4. astriti says:

    gjitha keta burra genjejne si grate e lagjes!!!!

  5. astriti says:

    gjitha keta burra genjejne si grate e lagjes!!!!
    si nuk ka njeri burrni te thote qe “po, e trukuam””

  6. Dranja says:

    Mos u genjeni eshte diversion
    vendoseni 2 pa e lidh me ndeshje te tjera se mund te digjeni
    thjesht Vllaznia 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje