“Trukimi” nga Korça dhe morali nga Tirana

21 Maj 2018, 21:35Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Kampionati shqiptar është në fazën më tragji-komike, ashtu sikurse ndodh çdo vit në fazën e fundit ku pazaret bëhen haptazi dhe të gjithë e pranojnë këtë fakt. Të mërkurën luhen ndeshjen e fundit të këtij sezoni ku fituesi është zyrtarizuar, së bashku me skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Vetëm emri i skuadrës që do t’i bashkohet Lushnjes për në Kategorinë e Parë nuk është mësuar ende dhe në garë është një skuadër me tradita dhe histori të madhe që nuk ka rënë asnjëherë nga Kategoria, Vllaznia. Dhe rivalja e saj është Kamza që pas një sezoni mjaft të mirë në dy fazat e para, tashmë është kandidate për të rënë në një kategori më poshtë.

Vllaznia është një klub që për disa sezone është gjithnjë në vendet e ekipeve që luftojnë për mbijetesën, ku vitin që kaloi arriti që të shpëtonte mrekullisht vetëm në ndeshjen e fundit kundër Tiranës.

Kjo gjëndje e Vllaznisë ka ardhur për shkak të shpërdorimit të dyshimtë të lekëve, që janë të taksapaguesve shkodranë pasi ky ekip drejtohet nga Bashkia dhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila përveçse ka dështuar në drejtimin e Shkodrës, të vetmin premtim që po mban është rrëzimi i Vllaznisë në Kategorinë e Parë (këtë e ka premtuar në fushën elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2015).

Që prej se shtunës ku Vllaznia fitoi me Kukësin dhe Kamza humbi me Laçin, në Shkodër të gjithë po luten që Partizani të fitojë ndaj kamzalinjve në “Selman Stermasi”, ç’ka do t’i siguronte Vllaznisë mbijetimin në Superiore.

Ajo që është qesharake dhe skandaloze është fakti se sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë cilësohet një ndeshje pa shumë pretendime pasi fitorja e shkodranëve është e sigurtë. Pra, kemi të bëjmë me një “trukim” haptazi që pa nisur mirë sfida, dhe ndërkohë bëhet thirrje dhe kërkohet që në Tiranë mos të bëhet e njëjta gjë si Korçë, por të respektojnë “fair-playn”.

Me pak fjalë është si shprehja: “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”.

Kjo e bën dhe më skandaloze gjëndjen e futbollit shqiptar dhe tregon për të disatën herë se në çfarë gjëndje është katandisur ky sport në vendin tonë dhe ata që po e shkatërrojnë përditë janë vetë klubet, të cilat kanë dhe bekimin e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila është bërë pal me këto maskarallëqe që po e shëmtojnë përditë këtë sport duke i detyruar çdo ditë e më shumë sportdashësit të largohen nga shkallët e stadiumit.

Jemi pëpara një fakti që ndeshjet po lihen hapur në sy të tifozave dhe të teleshikuesve që i ndjekin këto takime të turpshme nga ekrani dhe nuk kemi asnjë masë dhe ndalim të kësaj shëmtie futbollistike. Dhe pastaj ankohemi pse na vinë dënime nga UEFA. Nxjerrim dhe teorira se UEFA nuk ka këllqe me klube të tjera europiane dhe merret me ekipet shqiptare, ndërkohë që këtu tolerimet e ndeshjve po bëhen në sy të të gjithëve dhe ata që duhet të marrin masa po mbyllin sytë.

Para pak javësh Armando Duka kërkoi bashkëpunim me prokuroren e përgjithshme Arta Marku, për të parandaluar fenomenet korruptive të futbollit shqiptar. Një kërkesë qesharake e ardhur nga një person që ka probleme me drejtësinë dhe që po lejon javë për javë që këto ndeshje të turpshme të ndodhin në futbollin shqiptar duke mos marrë asnjë masë.

Dhe tani Arta Marku është tashmë përpara një shembulli flagrant ku ndeshjet po tolerohen haptazi dhe në një stadium është vendosur fati i ndeshjes pa nisur takimi, ndërsa në një tjetër kërkohet që të luhet ndershëm.

Unë nuk e di se çdo të ndodhë në Tiranë të mërkurën mes Partizani dhe Kamzës nëse do luhet futboll i ndershëm apo jo; por deri tani jemi përpara një fakti që në Korçë “trukimi” i ndeshjes është vulosur.

16 komente në ““Trukimi” nga Korça dhe morali nga Tirana”

  1. FSHF MAFIA says:

    Jam dakord fatjon

  2. Partizonsat says:

    Partizani mos te pretendoje per nje vend per ne kupat e europes, ajo, te pergatitet per kampionatin e ardhshem, ne ndesjen e fundit te fusi ne fushe te gjithe lojtaret e stolit si dhe nga skuadra e te rijnve , per te pare nivelin e tyre se a jane te gatshem per sezonin tjeter, te bejne nje ” fair – playn ” dhe nese humbet mos te akuzohet se ka lon ndeshjen ……
    Tifozat e partizonit jane dakort qe ndeshjen e fundit ekipi i tyre te luaj me lojtare te rijn ?
    Drejtusit e partizonit ta marin parasysh kete deshire te tifozave te tyre…..,

  3. vini says:

    Po ja la skenderbeu vllaznis,tja lej dhe partizani kamzes dhe te han mut.

  4. Partizonsat says:

    Partizani mos te pretendoje per nje vend per ne kupat e europes, ajo, te pergatitet per kampionatin e ardhshem, ne ndesjen e fundit te fusi ne fushe te gjithe lojtaret e stolit si dhe nga skuadra e te rijnve , per te pare nivelin e tyre se a jane te gatshem per sezonin tjeter, te bejne nje ” fair – playn ” dhe nese humbet mos te akuzohet se ka lon ndeshjen ……
    Tifozat e partizonit jane dakort qe ndeshjen e fundit ekipi i tyre te luaj me lojtare te rijn ?
    Drejtusit e partizonit ta marin parasysh kete deshire te tifozave te tyre…..,⚽️⚽️???dhe do te shikoni qe keta te rijn qe nuk jon aktivizu do ti mbushim me shume shkallet e stadiumit me fansat e ketyre futbollisteve te rijn ( futja ne fushen e lojes e futbollisteve te rijn Do te bej qe e gjithe shoqeria e tij e tij apo e gjithe shkolla ku ai studjon te vij ne ne stadiumper te pare bashkemoshatarin e tyre ne fushen e lojes????‍?‍??‍?‍??‍?‍?‍??‍?‍?‍??‍??‍?‍?‍??‍?‍?‍?)

  5. Gysi says:

    Nuk jom me Partizanin por jam me drejtesine e nese ka drejtesi Kamza duhet te qendroje se e ka stermeritu …ne se fiton Vllaznia e kjo ndoshta esht e vendosur edhe Partizani te hap porten .mendoj qe do ishte gjeja me e ndershme ne nje kampionat plotesisht te padrejte

  6. Cuku says:

    E keqja e kesaj Fatjon eshte se Kamza po rrifet me deshiren e vet,,,
    Me Lacin p.sh. barazoi pa dashje ,dhe per nje monute I dhuroi golin Lacit ,se mbaronte ndeshja,,
    Keshtu qe ne kete mish- mash qe ne e qujme kampionat ,nuk ka.faj Skenderbeu qe do fitoje Vllaznia ,,por ka.dhe.Kamza qe po rrihet vete me deshire per hir te politikes,,,
    Nuk do fotoje.Partizani ke jave por do rrifet vete Kamza,,
    Edhe po nuk shenuan dot Partizani ( dhe uroj qe mos shenoje) me shume per humor ,keni per te pare shakane me.te madhe
    Kamza do shkaktoje.autogol ose penallti
    Do dalin 2-3 lojtare me te kuqe
    Do zoti na dhuron kete kenaqesi.Partizani qe mos.shkoje asnjehere ne porte te Kamzes
    Atehere do them qe Partizani ka luajtur ndershem( duke mos shenuar ndaj Kamzes)
    Se nese shenon Partizani eshte duke trukuar bashke me Kamzen
    E kuptoj qe je tifoz I Partizanit.ashtu si dhe une por le ti themi gjerat deri ne fund
    Nuk po toleron Skenderbeu se e ka mbyll kampionatin si kudo ne Evrope
    Po per Vllaznia -‘Kukesi tu duk e ndershme?
    Po aq e ndershme.sa Kamza – Laci
    Ekip qe do te rrifet me zor Kamzen ka pare une,,
    Kamza e kishte te sigurte kategorine 100000000000% me barazim me Lacin dhe kenaqeshin te dyja palet
    Por.urdheri ishte qe te rrifej ,keshtu e dhe Partizani ( jo per faj te tij ) eshte I detyruar te trukoje duke fituar,
    Po te luaje me nershmeri Partizani minimumi duhet te mos shenoje asnje korrne ,gol jo e jo ,qe ti nxjerre bllof te gjithe ,,,
    Dhe uroj.qe ta demaskoje kete loje duke mos fituar me Kamzen
    Po shenovi Kamza.vete autogol atehere Partizani del I paster ,se ska.cben ,I bie te shenoje secili ne porte te vet,,,

  7. Red or Dead says:

    Partizani te mos behet pale me pisllekun SkenderBET -FSHF.Partizani te luaj per Partizanin dhe tifozet.
    Kjo histerie pro Vllaznise me kujton ate te 17 Nentorit ku u mobilizua gjithe Shqiperia per te shpetuar “Krenarine e futbollit ” nga renia nga kategoria.
    Besa ishte 11 pike para 17Nentorit dhe dallaverer me ne krye “Krenarisht Dallavere 17Nentori” e zbriten nga Kategoria.
    Cfare beri 17 Nentori me vone.??? U kthye ne prostitute te Take Tukes dhe Safet Gjicit duke marre para qe ti merrte qofte dhe 1 pike Partizanit.!!
    Hajde krenari hajde.
    Kemi Vllaznine qe ka tre vjet qe i luan fort Partizanit kudo.Hallall.Te luaj per Shkodren ekipi Hallall.
    Por te Vllaznia jane katandisur kurva te Take Tukes per ca euro…..taman burrs kurva.
    Edhe keta lloj burrash flasin per krenari.Hahahahaha.
    Lexova sot Shtubinen ,tamam lloj kurve i burrit .Kerkonte meshire.???
    Harrove o legen qe shave lojtarin tend pse nxitonte te zevendesohej dhe e kape nga krahu te ndeshja me Parizanin ne “Qemal Stafa”. ???
    Asnje kompromis me planet e pista te FSHF dhe Skendervllaznit.

  8. Valbona says:

    Do te bejme lek me duket
    Vendoseni skenderbeu 2 dhe merrni parate e te shohim nese toleron apo jo skenderbeu

  9. Skenderbeu says:

    Ka ca kohe qe cuni i Meros eshte bere ekspert futbolli. Pse nuk fole per Kuksin qe ia la ndeshjen Vllaznise javen e kaluar apo Gicin e keni te partise tuaj. Po per Partizanin kur ia la Teutes . Per ty mjafton qe te shash Skenderbeun. Para disa vitesh Meroja ka thene monstruozitete per Ramen, tani i lepin bythen. Edhe ti pas ca vitesh do i lepihesh Skenderbeut dhe do shash Partizanin. Njerez pa cipe, mos na shisni moral.

    1. vini says:

      Hiqni ate emrin e Skenderbeut se e turperuat ,ate shifni

  10. Hamzai says:

    Vetem hedhja e nje shume te madhe 2 per vllaznine do ta conte vllaznine ne te paren
    ekipet po mendojne per 2/1 apo 1/2 si interi
    e do te thone gazetaret “e pate edhe interi keshtu e boni””

  11. Hamzai says:

    Vetem hedhja e nje shume te madhe 2 per vllaznine do ta conte vllaznine ne te paren
    ekipet po mendojne per 2/1 apo 1/2 si interi
    e do te thone gazetaret “e pate edhe interi keshtu e boni””
    ……

  12. kazani mediatik says:

    Nejse, mos flisni kot per historine kur nuk e njihni : Vllaznia ka dale nje here nga kategoria, diku ne mesin e viteve ’60-te. Pas daljes se vjetshme te Tiranes, i vetmi ekip qe nuk e ka shijuar kurre kete mbetet “Flamurtari”.

    1. Tani says:

      Jo me shume se 10 vjet me pare Flamurtari ka rene nga Superliga

  13. fatjon says:

    Shume mire ja bejne ekipit te Skenderbeut,pasi ai vazhdon te beje trukime

    1. Korcari says:

      Shko mor qiu, ti bashke me fatjonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje