Finalja e Kupës së Shqipërisë, biletat dalin në shitje

21 Maj 2018, 15:17Sport TEMA

Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi.

Kjo finale do të zhvillohet në datën 27 maj 2018 ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Biletat janë në shitje online në websitin e FSHF-së,  biletat, në shitje fizike pranë dyqanit të FSHF-së në qytetin e Tiranës dhe ditën e enjte me datë 24 maj fillon shitja në qytetin e Korçës tek kancelaria përballë kinemasë, ditën e premte me datë 25 maj do të jenë në shitje në qytetin e Elbasanit në biletarinë pranë stadiumin.

Informojmë të gjithë të interesuarit që tifozat e KF “Skënderbeu” do të vendosen në sektoret C1,C2 dhe C3 ndërsa tifozat e KF “Laçi” do të vendosen në sektoret G1,G2 dhe G3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje