Listë me surpriza, Panucci lë jashtë Sadikun për miqësoret

21 Maj 2018, 12:11Sport TEMA

Christian Panucci ka gati listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullojë për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën. Tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin dhe Egzon Binakun.

Gjithashtu janë rikthyer në skuadër edhe sulmuesit, Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin prej disa kohësh. Shqipëria do të luajë me Kosovën më 29 Maj në Zvicër dhe më 3 Qershor me Ukrainën.

Lista e plotë e Panuccit: 

Portë: Berisha, Strakosha, Hoxha

Mbrojtje: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku, Memolla

Mesfushë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj

Sulm: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje