Tashmë fitimi i titullit kampion është një çështje e mbyllur edhe në Kosovë.
Drita e Bekim Isufit ka fituar titullin kampion, teksa ka barazuar me rezultatin 0-0 takimin direkt ndaj Prishtinës së Josës.
Në këtë finale, skuadra e trajnerit shqiptar ishte e dënuar për të fituar me dy gola diferencë, por nuk ia ka arritur.
Këtu ka ndikuar edhe dalja me karton të kuq e Currit në minutën e 30, teksa pas një ndërhyrje kundër futbollistit kundërshtar, kur topi kishte dalë në rivenie anësore, Tahiri nuk e ka menduar dy herë nxjerrjen nga loja të mbrojtësit të Prishtinës.
Gjithashtu në minutat shtesë edhe Dallku e ka braktisur Prishtinën, duke marrë karton të kuq.
Edhe Josa në fatin e dy trajnerëve të tjerë shqiptar, në fund është Bekim Isufi që feston me Dritën e tij.