Mziu parashikon sërish: Vllaznia del 2-sh me Skënderbeun

21 Maj 2018, 11:39Sport TEMA

Kryetari i bashkisë së Kamzës i ftuar në emisionin “Fair Play” në News 24, ka bere nje tjeter parashikim per sfidat e Kategorise Superiore.

Mziu ka deklaruat se Vllaznia do te fitoje sfiden me Skenderbeun.

Ai ka folur për gjendjen e Kamzës në Superligë, por edhe për shumë skenare që janë thënë gjatë ditëve të fundit për sa i përket rënies nga Superliga.

“Unë favore politike në dëm të Kamzës? Është lajm i rremë. Nuk kam bërë asnjë bisedë me Lulzim Bashën për rrëzimin e Kamzës për të shpëtuar Vllazninë.

Zgjedhjet ndikuan te Kamza? Unë kam votuar për Armand Dukën dhe këtë e kam thënë hapur. Krisjet e raporteve? Duhet të pyesni Dukën. Kundërshtar i tij ishte një deputet i palës tjetër dhe Dukën e konsideroja pa rival.

A kam folur me Voltana Ademin? Jo nuk kam folur dhe jam i sigurt që ajo nuk merret me skenare. Por është e qartë që FSHF dhe persona të tjerë që janë future nga të dyja palët e politikës. FSHF po e bën Superligën që të zbrazen stadiumet.

Parashikimet? Nuk jam fallxhor. Por kam intuitën e pazareve. Evidentoj pazaret që bëhen për ndeshjet.

I kam thënë me bindje ato që kam deklaruar. Edhe Dukës i kam thënë: “Më e ndershme është  të thuash që do zbresë Kamza dhe unë t’u them atyre lojtarëve faleminderit”.

Kukësi humb lehtësisht në Durrës kundër Teutës. Vllaznia në Gjirokastër? Më thanë që do dilte barazim. Teuta në Korçë? Të gjithë thanë do fitojë Teuta. Tani të vendosni baste që Vllaznia fiton në Korçë, del 2-sh, sepse ashtu do FSHF-ja. Vllaznia është histori, por futbolli është i tillë”, tha Xhelal Mziu.

3 komente në “Mziu parashikon sërish: Vllaznia del 2-sh me Skënderbeun”

  1. Batoni says:

    un e kam vendos: do i shes te gjitha e do tia ven 2
    njehere tvjen shanci ne der

  2. Batoni says:

    un e kam vendos: do i shes te gjitha e do tia ven 2
    njehere tvjen shanci ne der….

  3. Batoni says:

    un e kam vendos: do i shes te gjitha e do tia ven 2
    njehere tvjen shanci ne der….
    forca vllazz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje