Muça: Skënderbeu jashtë Championsit, Partizani në Europë. Tirana ka probleme financiare

20 Maj 2018, 23:16Sport TEMA

Shkëlqim Muça është i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Ish-trajneri i Tiranës foli për rezultatet e javëve të fundit në Superligën Shqiptare duke thënë shkurt: “Javët e fundit të kampionatit sjellin edhe tolerime nga ekipet që kanë dalë jashtë objektivave. Kjo gjë e kompromenton situatën e kampionatit. Në fakt, tolerimet e skuadrave që kanë siguruar objektivat e tyre nuk është diçka normale dhe nuk duhet lejuar”, tha Shkëlqim Muça.

GARA– “Kamza dhe Vllaznia luajnë me dy ekipe pa motiv, Partizanin dhe Skënderbeun. Gara është e kompromentuar. Ky futboll nuk ka vlerë, ndaj edhe presidentët e klubeve duhet të kuptojnë se çfarë lloj futbolli po hedhin në treg.

Duhet të riorganizohet. Presidentët duhet të kuptojnë që duhet të rritet cilësia, sepse njerëzit po largohen nga stadiumet. Po bëhet një kampionat i paracaktuar dhe i pabesueshëm. Futbolli duhet pastruar. Duhet pastruar nga vetë presidentët, sepse ata janë më të interesuar për një futboll të pastër, duke qenë se po investojnë. Skënderbeu e kompromentoi garën, sepse ka lëshuar ndaj 2-3 ekipeve. Nëse do të kishte luajtur fort ndaj Teutës, do të luante kështu edhe ndaj të tjerave”.

PARTIZANI– “Kishte shumë luhatje. Ekzistonte klima e keqe, një klimë tensioni. Një klub i madh duhet të dijë të menaxhojë situatat negative dhe pozitive.

Te Partizani ka pasur një lloj tensioni si në rastin e Starovës.

Të gjitha këto pasoja i vuan ekipi në fushë.

Megjithatë, Partizani do të marrë pjesë në Europë, sepse Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Champions, ndaj edhe do të hapet vendi për të kuqtë në Europë”.

TIRANA- “Më vjen mirë që u rikthye në Superligë. Tirana është një klub që duhet të punojë dhe të ngrihet në nivele të larta. E shikoj të vështirë situatën e Tiranës. Shoh probleme financiare. Plus problemet me licencimet. Ky është problem i madh. Skuadrat që nuk kanë financa të shëndosha, do të lundrojnë në të tilla situata si Vllaznia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje