VIDEO: Zëvendësuesi i Agollit quhet Binaku, Panuçi ia merr Suedisë

21 Maj 2018, 12:43Sport TEMA

Një nga risitë më të mëdha në listën e Panuçit gjatë ditës së sotme, ishte emri i mbrojtësit të majtë, Egzon Binaku.

Futbollisti që aktivizohet me ekipin e Malmos, shihet si pasardhësi i kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli.

Për të provuar aftësitë e tij, trajneri italian e ka ftuar për miqësoret e radhës që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Kosovën dhe Ukrainës.

Mbrojtësi 22-vjeçar shihet si një lojtar me potencial, teksa në 11 ndeshjet e zhvilluar nga Malmo në këtë sezon, ai ka qenë në fushën e lojës në 10 prej këtyre ndeshjeve.

Binaku aktualisht ka dy nënshtetësi, atë suedeze dhe shqiptare, ndërsa ka luajtur dy takime edhe për U-21 e Suedisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje