Me të rinjtë edhe në Kukës, te Flamurtari bëjnë gati listën e rinovimeve

21 Maj 2018, 13:10Sport TEMA

Ndeshja e së mërkurës në Kukës është sa për statistikë për Flamurtarin, që po mbyll, edhe një tjetër sezon të dështuar, pa shkuar në Kupat e Europës, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë.

Në ndeshjen me Partizanin, stafi teknik vendosi të aktivizonte shumë lojtarë të rinj në formacion dhe kështu do të veprohet edhe në Kukës të mërkurën.

Është e qartë se po mendohet që tani për sezonin e ri dhe këta lojtarë të rinj kanë shansin të tregojnë vlerat e tyre.

Drejtuesit e klubit ndërkohë po merren me çështjen e rinovimeve të lojtarëve, pasi pjesa më e madhe e grupit aktual pritet të qëndrojë.

Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije për “Vipsport.al”se lojtarë si Nukorkoviç, Alvesh, Musta, Siljanovski, Useini, Bicaj, Sidibe, Kamara dhe ndonjë tjetër, janë në planet e vlonjatëve edhe për sezonin e ri.

Në dyshim janë lojtarët e ardhur ne merkaton e dimrit, me përjashtim të Muarem, i cili pritet të vazhdojë.

Tunkara, Nedeljkoviç dhe Zuka kanë më shumë shanse largimi nga ekipi kuqezi. Pritet të shihet edhe pozicioni i kapitenit Bushiç dhe Pollozhanit, dy lojtarë me shumë përvojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje