Trajneri Pakult kërkon një ekip konkurrues për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, prandaj ka kërkuar nga drejtuesit që të merren me merkaton dhe të mos humbasin kohë, por të fillojnë punën për të ndërtuar një ekip të fortë.
Konkretisht, austriaku ka kërkuar një mbrojtës të djathtë, një mesfushor të djathtë, një mbrojtës të majtë dhe pa dyshim sulmues qendre, por dhe një fantazist.
Të paktën pesë përforcime. Por, te Kukësi janë kolaps në lidhje me afrimet, pasi me largimin e menaxherit Halili, shumë gjëra kanë mbetur pezull.
Gjithsesi, është drejtori sportiv Nderim Nexhipi që e ka marrë situatën në dorë e po vepron në lidhje me segmente të ndryshme në merkato.