Klubi i Vllaznisë prej disa seznoesh ndodhet në një gjëndje të mjerueshme për shkak të keqmenaxhimit që i është bërë klubit.
Sezonin e kaluar kuqeblutë arritën që të mbijetonin në Kategorinë Superiore vetëm në ndeshjen e fundit në takimin kundër Tiranës, ku pas një barazimi 0-0 arriti që të linte pas atë turpërim.
Por, e njëjta situatë përsëritet dhe këtë vit ku sërish Vllaznia është në një situatë kritke, ku renditet në vendin e parafundit në tablën e renditjes që të dërgon në Kategorinë e Parë.
Shkodranët nuk arritën dot që mbrëmjen e djeshme të fitonin ndaj Kamzës një rival direkt për luftën e mbijetesës, ç’ka rëndoi dhe më shumë gjëndjen e këtij klubi që është në prag të “humnerës”.
Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në këtë kushte ku ndodhet Vllaznia është dhe Bashkia e Shkodrës që drejtohet nga Voltana Ademi, që është presidentja e klubit dhe është vendosur në qëndër të akuzave nga sportadashësit shkodran dhe shumë personazhë të tjerë për gjëndjen ku ajo ka dërguar këtë klub.
Dhe kjo duket se është një gjë e parashikuar nga Voltana Ademi, e cila në një takim elektoral në fushatën e vitit 2015 e konfirmonte se klubin e Vllaznisë do ta dërgonte në Kategorinë e Parë.
“Klubin e futbollit Vllaznia, do ta çojmë më tej, në Kategorinë e Parë”, deklaronte Ademi në një takim të sajin me banorët të Shkodrës.
Dhe mesa duket nga shumë premtime që ajo deri më tani nuk ka mbajtur, ky duket se po arrihet nga Voltana Ademi për të dërguar në Kategorinë e Parë skuadrën e Vllaznisë.
Momentalisht Vllaznia renditet në vendin e nëntë në tabelën e renditjes me 38 pikë të grumbulluara, tre javë përpara fundit të kampionatit dhe është ekipi që ka më shumë shanse për t’iu bashkuar Lushnjes në Kategorine e Parë. (TemA)
Po per Elbasani qe eshte ne kategorine dyte pse nuk flitni?kush e ka pergjegjesine????
Me ne fund Shkodra antikomuniste do te largohet nga superiorja komuniste dhe do bashkohet me popullin fukara!
Le ta marrin vesh bllokmenet e Tiranes se Shkodra nuk e le te vetme Tiranen qe iku vjet per lesh ne kategorine e pare!
Dore per dore me Lushnjen ata do ta rritin nivelin e kesaj kategorie per ta cuar direkt nbe kupat e Europes!
Kujdes superiore!
Kur te kthehet prap Vllaznia tek ju gjeni vend ku te futeni!
Thuhet se trainere ne kategorine e pare,mot do te jete Voltana Ademi se asaj i takon kjo merite!
Nen udheheqjen e PD-se antikomuniste Shkodra e traditave ne kohen e diktatures tani qe ka demokracine qe kerkoi po shkon per lesh!