Teuta ka marre nje tre pikesh te arte ne javen e 33-te te Kategorise Superiore duke hedhur nje hap te rendesishem per mbijetesen.
Nje tre pikesh qe nuk gezon vetem ekipin e Teutes, por edhe skuadren e Skenderbeut qe shpallet matematikisht kampion i Kategorise Superiore per kete sezon, tre jave perpara fundit te kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Gentian Begeja, arriti qe te zhvilloje nje 90 minutesh mjaft te mire ne “Niko Dovana” te cilet edhe pse u gjenden ne disavantazh te paret arriten qe te dilnin me fitore nga ky takim duke fituar me rezultatin 3-2.
Golat per Teuten ne kete sfide i shenuan Hila, Çyrbja, dhe Hrkaç.
Kurse per Kukesi, te dy golat i shenoi bomberi i talentuar Sindrit Guri, qe shkelqeu ne syte e trajnerit te kombetares shqiptare Kristian Panuçi, i cili ishte sot ne Durres enkas per te ndjekur sulmuesin shkodran.
Me kete paraqitje me shume mundesi Guri do jete pjese e listes se Panuçit per miqesoret e ketij muaji.
Pas ketij suksesi Teuta ngjitet ne kuoten e 40 pikeve, ndersa Kukesi mbetet ne vendin e dyte me 61 pike.
Nderkohe, ne sfiden tjeter te mbijeteses mes Vllaznise dhe Kamzes nuk pati fitues.
Takimi i luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll me rezultatin e bardhe 0-0, me te dyja ekipet qe ndajne nga nje pike.
Pas ketij barazimi Kamza renditet ne vendin e shtate me 40 pike, ndersa Vllaznia pozicionohet ne vendin e nente me 38 pike.
Me poshte golat e takimit te ndeshjes Teuta-Kukesi. (TemA)
Goli i shenuar nga Guri
Goli i shenuar nga Hila
Goli i shenuar nga Çyrbja
Goli i shenuar nga Hrkaç
Goli i shenuar nga Guri