Duro: Pa Idrizin, do bëhej kasaphanë në Vlorë

9 Maj 2018, 15:41Sport TEMA

Shpëtim Duro nuk e harron Flamurtarin. Madje, rikthehet të flasë për klubin vlonjat pas vendimeve të djeshme që mori Komisioni i Disiplinës.

Trajneri e ndien ende atë që i ka ndodhur me skuadrën vlonjate sa i përket gjykimit, në një kohë që e cilëson skandaloz faktin që Disiplina guxon të dënojë administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Duro ka thënë, ndër të tjera, se në Vlorë do të kishte ndodhur një kasaphanë e vërtetë po të mos e kishte qetësuar situatën kreu i klubit.

Sipas ish-trajnerit, cilësia e dobët që ka Idrizi mbetet fakti që nuk është rrugaç dhe nuk rreh arbitra. 58- vjeçari i cilëson si kamikazë arbitrat që kanë dënuar Flamurtarin, teksa është i bindur që nëse do të kishte drejtësi, atëherë vlonjatët do të ishin në garë për titull.

DEKLARATA – “Pasi mësova për vendimet që Komisioni i Disiplinës kishte marrë për Flamurtarin, mund ta cilësoj si skandaloz dënimin për kreun e klubit, Sinan Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje