Sot luhet finalja e Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit. Në “Olimpico” të Romës do të vendoset fituesi i këtij trofeu.
Ekzistojnë 24 precedentë të përgjithshëm në mes të dy skuadrave në fjalë, në Kupën e Italisë: 10 fitore bardhezinjtë, 7 fitore kuqezinjtë dhe 7 barazime.
Juventusi dhe Milani do të përballen me njëri-tjetrin në finale të Kupës së Italisë për herë të pestë.
Bardhezinjtë fituan sfidat e sezoneve 1941-1942, 1989-1990 dhe 2015-2016, ndërsa kuqezinjtë fituan finalen e sezonit 1972-1973.
Juventusi është skuadra që e ka fituar më shumë herë e Kupën e Italisë: 12.
Bardhezinjtë i kanë fituar tri edicionet e fundit të këtij kompeticioni, teksa askush më parë nuk e kishte bërë këtë për tri sezone rresht.
Milani e ka fituar këtë trofe 5 herë: në edicionet 1966-1967, 1971-1972, 1972-1973, 1976-1977, 2002-2003.
18 nga 19 golat e Milanit në finalen e Kupës së Italisë janë shënuar në pjesën e dytë, shkruan Telesport.
Juventusi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë kundër Milanit: 7 fitore dhe 4 barazime.
Juventusi dhe Milani kanë ruajtur rolin e të pamposhturve me gol në të gjitha, 4 ndeshjet e luajtura në këtë Kupë Italiane.
Bardhezinjtë kanë shënuar 6 gola (kundër Genoa, Torino dhe Atalanta).
Kuqezinjtë kanë shënuar 4 gola (kundër Verona dhe Inter).
Higuain ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë me Juventusin.