Konisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar me heqjen e tre pikëve klubin e Tiranës për mos shlyerjen e borxhit ndaj futbollisiti Gjergji Muzaka.
Klubi kryeqytetas ka afat 15 ditë të për të shlyer detyrimet financiare ndaj Muzakës dhe në rast se nuk e bën këtë veprim do t’i hiqen sërish tre pikë nga klasfikimi.
Vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës për klubin e Tiranës.
1 KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
2. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit.
3. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 (dhjetë)
ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare.
Ahahahahahah!
Zbritini edhe 3 te tjera dhe e sigurte qe nuk ngjitet ne superiore.