Kamza, Ahmataj: Asnjë ndeshje nuk luajmë për barazim apo humbje, lujmë vetëm për fitore

8 Maj 2018, 15:09Sport TEMA

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, ka folur për sfidën e nesërme që do të luajnë në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë.

Një sfidë direkte për mbijetesën dhe objektivi i të dy ekipeve do të jetë marrja e tre pikëve.

Ahmataj theksoi në fjalën e tij se objektivi i tij i vetëm është që në çdo ndeshje të futet për të marrë tre pikët.

“Fati është pjesë e futbollit. Normalisht kemi zhvilluar 2 ndeshje të mira. Kemi krijuar shumë raste në ndeshje me tension të lartë dhe kjo ka bërë që skuadra të luajë në ekuilibër. Sulmi është pika që kemi ngulmuar pasi e dimë që ekipi pëson gol dhe fakti që arrijmë të shënojmë na jep frymëmarrje.

Lojtarët janë profesionistë dhe kemi një grup simpatik. Asnjë ndeshje nuk luhet për barazim apo humbje por gjithçka luhet vetëm për fitore dhe ky objektiv më ka ndjekur gjithë jetën.

Plaku? Shpresoj që ta kem të gatshëm por ka një tërheqje dhe më duket e pamundur të luajë edhe pse po bën përpjekje maksimale.

Javët e mbetura? Nuk bëj llogari pasi në futboll nuk dalin. Para 3 javësh flisnim ndryshe, pasi në Korçë nuk morëm pikë dhe kemi rrezikuar që disa ndeshje t’i humbnim apo disa t’i fitonim. Ndeshja e radhës është ndaj Vllaznisë dhe atë ndeshje synojmë fitore”, u shpreh Ahmataj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje