SKANDALI: Armand Duka zbulon si manipuloi me votën e Minifutbollit

7 Maj 2018, 20:26Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit po vërteton vetë muaj pas muaji skandalet që ka prodhuar me listat e personave votues gjatë Asamblesë së fundit zgjedhore, duke konfirmuar praktikisht se ka pasur abuzime me shoqatat fantazmë.

Një muaj pasi Komisioni i Disiplinës vërtetoi se Eduart Tanushi, përfaqësuesi votues i Shoqatës së Lezhës, ishte në fakt trajner në Laç, ku Duka kishte një nga “bazat” e tij, sot FSHF ka vërtetuar vetë nëpërmjet rrjeteve sociale edhe skandalin me Shoqatën e Minifutbollit.

Para zgjedhjeve, VIP Sport paraqiti edhe dokumentacionin që tregonte se Shoqata e Minifutbollit që do të merrte pjesë me përfaqësues në zgjedhje nuk ishte regjistruar nga gjykata dhe se ekzistonte një tjetër shoqatë e ligjshme, me president tjetër të ligjshëm.

Por FSHF nuk e pranonte atë në zgjedhje, në kërkim të votës së garantuar për Dukën, duke pranuar aty shoqatën e paregjistruar, me përfaqësues Armand Damën.

Sot, FSHF e ka prezantuar vetë Armand Damën si punonjës të saj. Në postimin në Instagram të FSHF-së, shihet qartë Dama si një nga trajnerët e Kombëtareve Rajonale të Moshave, të cilat funksionojnë tërësisht nën drejtimin e FSHF-së dhe aktivitetet e tyre mbulohen financiarisht nga kjo e fundit.

Ndaj abuzimi në këtë rast është i dyfishtë, pasi përveç votës nga një shoqatë e paligjshme, Duka ka regjistruar si votues një person i cili paguhet nga ai, në një konflikt të hapur interesi. Shkelje të tilla të dukshme bënë që Gjykata të mos regjistronte rezultatin e Zgjedhjeve të Asamblesë së Shkurtit .

1 komente në “SKANDALI: Armand Duka zbulon si manipuloi me votën e Minifutbollit”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne fakt,skandal eshte ajo qe ndodhi ne Gjermani,ku e nxorrren Kryeministrin genjeshtare me fakte!
    Nuk e pertypni dot humbjen e Finos,apo keni frike nga efekti domino?
    Te shohim si do veje puna me Tahirin,se Fino s’ka rikthim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje